Categories: sport

Maradona dhe misteri i fanellës së “Dorës së Zotit”, që vlen miliona euro (FOTO LAJM)

Argjentina përkujtoi Maradonën dhe “golin e shekullit” të legjendës, shënuar më 22 qershor 1986 kundër Anglisë, gjatë Kupës së Botës në Meksikë. Një sfidë që ka shkruar në anale edhe emrin e gjyqtarit që drejtoi ndeshjen dhe nuk e pa “Dorën e Zotit”. Ali Bennaceur tani është 77 vjeç, jeton në Tunizi dhe e kujtoi atë moment që mbeti në histori përmes një interviste me “Clarin”: “E kam parë atë ndeshje shumë herë. Në Meksikë ishim 42 gjyqtarë dhe nuk kishte arbitra linje, sepse nuk kishte ende ndonjë specializim për këtë. Ndihmësi im, Bogdan Dochev, më dha ‘ok’ dhe unë konfirmova golin”.

Ai rast shënoi gjithashtu fillimin e miqësisë së tij të gjatë me Maradonën: “Diego ishte më i miri që kam parë ndonjëherë. Tani të gjithë flasin për Ronaldon dhe Messin… Të dy ata kanë merita, por Maradona i kishte të gjitha”. Vetë Diego vizitoi Tunizinë më 2015 dhe i dërgoi dy fanella të ekipit kombëtar arbitrit të “Dorës së Zotit”. Njërën me dedikim “për Aliun, mikun tim të përjetshëm”, dhe tjetrën që veshi në ndeshjen kundër anglezëve. “Ai ishte i uritur për lavdi dhe jepte më të mirën për vendin e tij. Kjo e bëri atë të kapërcejë rolin si futbollist dhe të transformohet në një qenie njerëzore të jashtëzakonshme”, – kujton ish-gjyqtari tunizian, shkruan telesport.

Sidoqoftë, deklaratat e Bennaceur ngrenë një dyshim. Ish-mesfushori i Anglisë, Steve Hodge, kishte thënë kohë më parë se e njëjta fanellë i përkiste atij. Anglezi 58-vjeçar e kishte marrë atë duke e shkëmbyer me Maradonën në tunel, në fund të asaj ndeshjeje historike. Kjo relike tani është e ekspozuar në Muzeun Kombëtar të Futbollit në Manchester dhe sipas vlerësimeve të ekspertëve, vlera e saj mund të jetë rreth dy milionë euro. Atëherë, ku ndodhet fanella e vërtetë ikonike e “10”, që e kishte veshur atë ditë, kur shënoi golin e shekullit, me dorë?

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

17 minutes ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

18 minutes ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

39 minutes ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

40 minutes ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

55 minutes ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

1 hour ago