Categories: sport

Manuel Neuer mund të vendosë një rekord të ri te Bayern Munich

Manuel Neuer ka shansin të hyjë në historinë e Bayern Munichut këtë të shtunë, nëse aktivizohet në përballjen me RB Leipzig. Në moshën 40 vjeç e 204 ditë, portieri gjerman do të bëhej futbollisti më i vjetër që ka luajtur për klubin bavarez në Bundesligë.

Të lidhura

None found

Rekordi aktual mbahet prej gati 19 vitesh nga Bernd Dreher. Ai u paraqit për herë të fundit në kampionat me Bayernin më 19 maj 2007, në ndeshjen ndaj Mainzit, kur ishte 40 vjeç e 198 ditë. Një aktivizim i Neuerit kundër Leipzigut do ta tejkalonte rekordin e Dreherit me gjashtë ditë, sipas Bundesligës dhe Bayern Munichut.

Megjithatë, pjesëmarrja e Neuerit në këtë ndeshje mbetet ende në dyshim. Pas barazimit 2-2 ndaj Augsburgut, gardiani përjetoi shqetësime në këmbë dhe për këtë arsye mungoi në sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Vikingut, e cila përfundoi 3-3.

Vincent Kompany deklaroi të premten se Neuer nuk ishte stërvitur një ditë më parë. Trajneri sqaroi se vendimi për aktivizimin e tij do të merret në varësi të gjendjes fizike të portierit. Në rast se ai nuk është i gatshëm, në portë pritet të jetë 23-vjeçari Jonas Urbig.

Neuer u transferua te Bayern Munich nga Schalke në vitin 2011 dhe gjatë kësaj periudhe është shndërruar në një prej figurave më të rëndësishme të klubit. Me bavarezët, ai ka fituar shumë trofe, mes tyre edhe dy tituj të Ligës së Kampionëve, ndërsa për më shumë se 15 vjet është vlerësuar si një nga portierët më të mirë në botë.

të fundit

Klafuriç shpjegon si Tirana mposhti Teutën: “Luajnë në kufirin e kartonit të kuq

Tirana siguroi një fitore “me zemër në dorë” kundër Teutës, në javën e 11-të të Abissnet Superiore [...]Read More...

1 minute ago

Laçi ndalet nga Partizani, Osmani: Na mungon krijimtaria dhe vuajmë përballë sulmeve të mira

Laçi u mposht nga Partizani në ndeshjen e vlefshme të javës së 11-të të Abissnet Superiore [...]Read More...

7 minutes ago

Ronaldo i jep lamtumirën Portugalisë, Transavia heq nga rezervimet ulësen 7C drejt Funchalit

Një kompani ajrore ka bërë një gjest të pazakontë në nderim të Cristiano Ronaldos, pas pensionimit të tij nga Kombëtarja…

7 minutes ago

Partizani fiton në Laç, por Karoglan kërkon përmirësim: Bëjmë shumë gabime

Partizani i Mislav Karoglan ka filluar të “reflektojë” në kampionat, teksa sot arriti të bëjë “detyrën” ndaj Laçit, duke marrë…

13 minutes ago

Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve

Situata para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, ku efektivët e policisë kanë përdorur autobotin me ujë me presion në drejtim…

16 minutes ago

Honda përgatit për prodhim motorin V3 me kompresor elektrik

Prodhuesi japonez, Honda po përgatitet të fusë në prodhim një motor të ri motoçiklete me teknologji të pazakontë, i cili…

17 minutes ago