Bayern Munichu po përgatitet për një ndryshim të rëndësishëm në portë pas largimit të mundshëm të Manuel Neuerit, ndërsa drejtuesit kanë nisur të shqyrtojnë një numër alternativash për merkaton e verës.
None found
Sipas Sky Sport Germany, klubi bavarez synon të afrojë një portier me përvojë në verën e ardhshme, kur kontratat e Manuel Neuer dhe Sven Ulreich të përfundojnë.
Edhe pse bisedimet me të dy portierët për të ardhmen e tyre vijojnë, Bayern Munichu ka nisur ndërkohë të studiojë opsionet për zëvendësimin e tyre të mundshëm.
Jonas Urbig shihet si kandidati i planifikuar për të marrë vendin e Neuerit dhe klubi nuk synon të transferojë një tjetër portier për të konkurruar drejtpërdrejt me të.
Plani është që në skuadër të afrohet një portier i sprovuar, i cili do të ketë rolin e rezervistit. Për këtë pozicion, bavarezët kanë përfshirë në listën e tyre disa emra të njohur.
Kandidatët e mundshëm janë Oliver Baumann (Hoffenheim), Marvin Schwabe (FC Koln), Bernd Leno (Fulham), Finn Dahmen (Augsburg), Juan Musso (Atletico Madrid), Kevin Trapp (Paris FC), Nick Pope (Newcastle United), Rui Silva (Sporting Lisbona), Koen Casteels (Al Qadsiah), Frederik Ronnow (Union Berlin) dhe Lukas Hradecky (Monaco).
Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…
Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…
Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…
Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…
Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…