Categories: sport

Mancini: Ndaj Uellsit pa llogari, duam fitoren e radhës

Për Italinë, e kualifikuar tanimë në 1/8-at, në ndeshjen ndaj Uellsit është momenti që t’i japë frymëmarrje ndonjë prej lojtarëve që kanë shpenzuar më shumë energji, por jo për të bërë llogari.

Është ky mendimi i Roberto Mancinit në vigjilje të përballjes me Bale dhe shokë, pasi trajneri nuk pranon devijime nga filozofia e lojës së bukur dhe aq më pak pranon mundësinë për të menaxhuar rezultatin e ndeshjes. Në prononcimin e tij, trajneri i Italisë është i qartë.

Të lidhura

None found

“Skuadrës time i kërkoj që të luajë si gjithmonë, në sulm, duke i bërë gjërat për së mbari. Synojmë fitoren për ta mbyllur grupin si kryesues, ndonëse do të jetë e vështirë, luajmë në orën 18.00 dhe temperaturat do të jenë të larta”.

Edhe pse nuk dëshiron të bëjë llogari trajneri i Italisë e kupton nevojën për një rotacion për të menaxhuar energjitë teksa shprehet se disa nga lojtarët kanë të nevojshëm një pushim për të rikuperuar energjitë.

“Do të jetë ndeshja e 3-të brenda 10 ditësh dhe dy të parat kërkuan goxha energji. Disa lojtarë natyrisht janë më të lodhur se të tjerët dhe ky ndoshta është momenti i vetëm për të bërë disa ndryshme”, u shpreh trajneri i “axurrëve”.

Mancini e pranon ndërkohë se mes risive mund të jetë edhe rikthimi në fushë i Verratit, për të cilin deklaroi se nuk është ende në 100% fizikisht, por mund ta kompensojë me cilësitë teknike.

“Natyrisht që nuk është ende në kondicionin fizik prej 100% siç mund të jenë të tjerët, por në të njëjtën kohë ka cilësitë teknike që mund të kompensojnë këtë mangësi. Po, mund të luajë, por të shohim nëse do të ndodhë nga fillimi apo gjatë lojës”, tha Mancio.

Në horizont duken ndërkohë edhe ndryshime në sulm, me Mancinin që shprehet se Chiesa mund të luajë në të gjitha rolet në repartin ofensiv.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

4 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

4 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

4 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

4 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

4 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

4 hours ago