Categories: sport

Luis Enrique: Nuk luajmë për hakmarrje ndaj Italisë, do të jetë shumë e vështirë

Itali-Spanjë nuk është asnjëherë një sfidë e lehtë për askënd dhe këtë e pranon Luis Enrique i cili ka eksperiencë si lojtar ndaj të kaltërve dhe si trajner ku ka punuar në krye të Romës në Serinë A.
Trajneri i La Rojas, i cili si lojtar ka lënë pamje që kanë mbetur në arkiva kur në 1994 u gjakos në duelin me Italinë nga Tassoti por ai nuk e shikon si një revansh.

“Ajo skenë tashmë bën pjesë në arkivat e historisë time sportive. Kam patur mundësinë ta njoh nga afër Tassotin, është një njeri shumë i mirë dhe nuk kam synim të luajmë për një hakmarrje ndaj tyre”.

Të lidhura

None found

Lidhur me duelin gjysmëfinal ndaj Italisë në Europian, trajneri spanjoll e pranon se do të jetë shumë e vështirë teksa për të kaltërit tha fjalë shumë të mira.

“E dua Italinë, më pëlqen Roma që është qytet i jashtëzakonshëm dhe kam kaluar një eksperiencë fantastike edhe pse vetëm një sezon. Për mua është gjithmonë kënaqësi të luash ndaj Italisë, dhe nuk do të jetë vetëm kjo gjysmëfinale por edhe ajo në Nations League në Nëntor. Nuk do të jetë aspak e lehtë për në e për ata”.

Ndërkohë për këtë duel foli edhe sulmuesi Gerard Moreno i cili e parashikon shumë të forte teksa shtoi se nuk ka aspak frikë nga Italia.

“Do të përballen dy nga kombëtaret më të mira në botë, që të dyja skuadrat bëjnë një lojë të bukur, offensive dhe spektakolare. Do të jetë stimuluese dhe e vështirë për ne por edhe për Italinë. Frikë nga ata nuk kemi por meritojnë respekt ashtu siç e meriton edhe Spanja”, përfundoi lojtari i Villarreal në prag të ndeshjes në “Wembley”.

të fundit

Pozherani i dha lamtumirën e fundit Egzon dhe Nafije Bogujevcit

Familjarë dhe qytetarë të shumtë u kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Egzon dhe Nafije Bogujevcit në ceremoninë mortore në…

6 minutes ago

Gjykata zbardh dinamikën e ngjarjes në Livoç: fillimisht qëlloi bashkëshorten në veturë

Një muaj paraburgim i është caktuar V.R, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes dhe vëllait të saj, si dhe për…

7 minutes ago

Flamingot gjetën strehë në tualetet e një kopshti zoologjik në Florida, ndërsa uragani Isaias shkaktoi viktima dhe dëme të mëdha

Një pamje e pazakontë është regjistruar në Florida të Shteteve të Bashkuara, ku një tufë flamingosh u strehuan në tualetet…

10 minutes ago

Flamingot gjejnë strehë në tualetet e kopshtit zoologjik në Florida, ndërsa uragani Isaias shkakton viktima dhe dëme të mëdha

Një pamje e pazakontë është regjistruar në Florida të Shteteve të Bashkuara, ku një tufë flamingosh u strehuan në tualetet…

13 minutes ago

Përplasja e autobusit turistik me kamionin në Turqi lë 11 të vdekur dhe 27 të plagosur

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti të rëndë rrugor në…

13 minutes ago

PLD: Crisis in the justice system, 18 inefficient courts and more than 134,000 unresolved cases

Partia Liberal-Demokratike (PLD) ka reaguar për gjendjen në sistemin e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, duke vlerësuar se ai përballet…

15 minutes ago