Categories: sport

Mancini: Donnarumma më i miri në botë, fati më detyrohej diçka

Tre vite më parë kur Roberto Mancini u ul në stolin e kombëtares italiane, të kaltrit kishin përjetuar një nga dështimet më të mëdha të historisë së tyre pasi kishin mbetur jashtë Botërorit Rusi 2018. Në vetëm 36 muaj Roberto Mancini jo vetëm që i ndryshoi fytyrën kësaj Italie por e udhëhoqi drejt fitimit të një kompeticioni madhor. Në Ëembley të kaltrit mposhtën Anglinë pas goditjes së 11-metërshave duke fituar për herë të dytë në histori një kampionat europian dhe trajneri i Italisë i cili ka meritat më të mëdha për këtë sukses nuk mund sesi të mos ndihet krenar për skuadrën që ai drejton.

“E merituam fitoren. Goli i tyre na krijoi probleme në 15 minutat e para. Ishte zhgënjyese të arrinim te penalltitë dhe të vuanim kaq shumë. Jemi të lumtur për të gjithë italianët brenda dhe jashtë vendit. Akoma nuk e kuptojmë se çfarë kemi bërë, është gëzim i madh.Kemi bërë diçka të pabesueshme. Ishin 50 ditë të vështira, por kaluam mirë së bashku, pa probleme të mëdha, veçanërisht në marrëdhënien e djemve në këto ditë. Ata janë të gjithë djem të mirë dhe kanë krijuar diçka të pandashme për të ardhmen”.

Të lidhura

None found

Mancini nuk kishte sesi të mos vlerësonte Donnarumman për paraqitjen në finale dhe jo vetëm, ndërkohë që theksoi se fati i detyrohej diçka dhe e mori shpërblimin në finalen ndaj Anglisë.

“Luajta me ekipin më të mirë të 21-vjeçarëve të Italisë në Wembley  madje humba penallti dhe nuk  fituam. Mendoj se fati më detyrohej diçka. Të kesh Donnarumman në skuadër është fat i madh, ai është më i miri në botë. Lajm i mirë që është njëri mes nesh.Përqafimi me Viallin? Jemi miq prej një jete. Kemi bërë diçka që askush nuk e kishte bërë më parë. Europiani i fundit ishte fituar në vitin 1968 dhe ne e sollëm Kupën në Itali, e pabesueshme. Pastaj, u ngazëllyem edhe se tashmë jemi plakur”.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

5 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

5 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

5 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

5 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

6 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

6 hours ago