Italia vazhdon marshimin në kualifikueset e Kupën e Botës “Katar 2022”. Pas fitores së dytë radhazi, këtë herë ndaj Bullgarisë (2-0), të kaltrit kryesojnë grupin e tyre me pikë të plota (6), falë golaverazhit më të mirë se Zvicra. Dy fitore dhe zero gola të pësuar, trajneri Roberto Mancini sigurisht që ka mbetur i kënaqur.
“Ndeshjet janë të gjitha shumë të vështira, veçanërisht kundër ekipeve që mbrojnë në linjën më të ulët. Derisa të zhbllokohet rezultati, këto ndeshje janë të gjitha të komplikuara. Por ne krijuam disa raste shënimi dhe rrezikuam vetëm për gabimin tonë”.
None found
Mancini e ka të qartë se në fund të kualifikueseve vendi i parë mund të përcaktohet edhe nga golaverazhi, kështu që është e rëndësishme që me skuadrat inferiore të shënohen sa më shumë gola.
“Nuk duhet të mendojmë vetëm për menaxhimin e lojës, por edhe për numrin e golave që duhet të shënojmë. Mua më pëlqeu përpjekja për golin e tretë në fundin e sfidës. Në çdo rast, ekipet e tjera kombëtare nuk fitojnë 7 ose 8-0 në lojëra të këtij lloji. Diferenca e golave është e rëndësishme, por tani të shpresojmë që të mposhtim Zvicrën.”
Sfida e radhës për Italinë në Grupin C kualifikues është ajo me Lituaninë, në transfertë, më 31 mars.
Zjarri që shpërtheu sot pasdite në Tetovë është ndodhi në një varrezë makinash, ku janë përfshirë goma, akumulatorë dhe pjesë…
Një aksion policor i zhvilluar gjatë natës në disa lokale në Shkup ka përfunduar me tetë persona të privuar nga…
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Ushtria e Republikës së Turqisë kanë zhvilluar trajnim të përbashkët në fushën e…
Sot u shënua 28-vjetori i Masakrës së Gollubovcit, një nga ngjarjet më të rënda të vitit 1998 në Komunën e…
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar një varg projektligjesh dhe vendimesh. Ndër projektligjet…
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar ashpër ndaj fjalimit të Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të…