Roberto Mancini do të përjetojë sfidën më të rëndësishme në karrierën e tij si në fushë kur luante po ashtu edhe si trajner, ku edhe pse ka fituar tituj kampion me Interin e Manchester City-n nuk ka përjetuar ndonjëherë një duel të tillë.
Si lojtar ka qenë një herë në “Wembley” për atë finale të Kupës së Kampionëve me Sampdorian e tij në vitin 1993 kundër Barcelonës, një finale e humbur, dhe tashmë në të njëjtin impiant do të kërkojë të mos e përjetojë me shijen e hidhur të një disfate.
None found
Tekniku në konferencën e fundit përpara finales së madhe e cilësoi këtë takim si më të rëndësishmin për të.
“Kjo finale është një nga çastet më të veçanta dhe me më shumë vlerë në karrierën time. Kam patur mundësinë të luaj me përfaqësuesen dhe nuk kam fituar asgjë, as me 21-vjeçarët dhe as me skuadrën e parë. Shpresoj që atë që nuk e arrita dot si futbollist ta realizoj kësaj herë në rolin e trajnerit.
11 korriku përkon me të njëjtën datë të finales së 82-it?! Shpresoj shumë që kjo datë të jetë për herë të dytë e rëndësishme për ne italianët. Pasioni për futbollin është i madh në Itali, natyrisht edhe në Angli. Shpresoj që në fund të këndojnë vetëm tifozët tanë”, tha tekniku i “Azurrëve”.
Pavarësisht se konsiderohet një nga portierët më të mirë në botë pas sezonit të shkëlqyer me Arsenalin, David Raya vazhdon…
Gjermani-Bregu i FildishtëNdeshja e dytë e Grupit E midis Gjermanisë dhe Bregut të Fildishtë u mbyll me fitoren e “pancerave”…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje, ku një konflikt i çastit mes dy fqinjëve ka përfunduar me vdekjen…
Didier Deschamps raportohet se është gati të bëjë tri ndryshime në formacionin titullar të Francës për ndeshjen e ardhshme të…
Jurgen Klopp ka dalë në mbrojtje të fuqishme të Virgil van Dijk pasi kapiteni i Holandës u kritikua ashpër nga…
Bregu i Fildishtë ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0 ndaj Gjermanisë në ndeshjen e vlefshme për raundin e…