Categories: sport

Manchester Unitedi në radarët e investitorëve nga Lindja e Mesme, interesime nga tri shtete

Manchester Unitedi ka qenë objekt interesi gjatë 12 muajve të fundit për grupe investitorësh nga Arabia Saudite, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Detajet janë bërë publike nga gazetari Ben Jacobs, i cili gjatë një paraqitjeje në emisionin “The United Stand” foli për përpjekjet e mundshme për të sjellë investime të reja në klubin anglez.

Të lidhura

None found

Sipas Jacobs, këto kontakte nuk lidhen me Sheikh Jassim, i cili më herët ishte pjesë e garës për blerjen e Manchester Unitedit. Gazetari shpjegoi se disa investitorë privatë nga Arabia Saudite kishin analizuar mundësinë për të bashkuar kapitalin dhe për të investuar në klub, por kjo çështje nuk shkoi përtej një interesi të përgjithshëm.

Një grup nga Emiratet e Bashkuara Arabe kishte shfaqur një interesim më të drejtpërdrejtë, ndonëse edhe ky proces nuk çoi në dorëzimin e një oferte zyrtare. Gjatë vitit të fundit, kërkesa për informacione ka ardhur edhe nga Bahreini.

Jacobs ka ngritur dyshime edhe lidhur me të ardhmen e pronësisë së klubit, pasi ende nuk është e qartë se cilat janë planet e familjes Glazer dhe Sir Jim Ratcliffe.

Ratcliffe ka blerë një pjesë të aksioneve të Manchester Unitedit dhe ka marrë nën kontroll operacionet futbollistike. Megjithatë, sipas gazetarit, mbetet e pasigurt se si do të funksionojë në planin afatgjatë bashkëpronësia mes dy palëve.

Deri tani, asnjë prej interesimeve të raportuara nga Lindja e Mesme nuk është shndërruar në ofertë konkrete për blerjen e Manchester Unitedit. Megjithatë, këto zhvillime tregojnë se klubi vazhdon të tërheqë vëmendjen e investitorëve të mundshëm.

të fundit

Europe heads toward an electoral supercycle / The Guardian: The 2027 elections could shake the foundations of the European Union

Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…

49 minutes ago

Xavi Espart, talenti i Barcelonës: Kurrë nuk do të luaja për Real Madridin

Talenti i Barcelonës, Xavi Espart, ka bërë të qartë se nuk e sheh veten asnjëherë duke luajtur për rivalin e…

51 minutes ago

Detaje të reja shqetësuese: Musiala kaloi vetëm dy episode neurologjike gjatë 12 javëve të rikuperimit

Jamal Musiala ka përjetuar vetëm dy episode neurologjike gjatë periudhës 12-javore të rikuperimit nga lëndimi muskulor, pavarësisht shqetësimeve në rritje…

51 minutes ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 23 Nentor 2026

Dashi Çdo aktivitet i mundshëm do të jetë i mirë për ju. Do të përpiqeni që çdo gjë ta shikoni…

53 minutes ago

Futbollisti i Villarrealit plas akuza ndaj Barcelonës: Na e vodhën ndeshjen, ashtu si në Bernabeu

Villarreali është larguar i revoltuar nga “Spotify Camp Nou”, pas humbjes 3-2 nga Barcelona, duke shprehur pakënaqësi të mëdha ndaj…

1 hour ago

Evropa drejt një supercikli zgjedhor/ The Guardian: Zgjedhjet e vitit 2027 mund të tronditin themelet e Bashkimit Evropian

Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…

1 hour ago