Manchester United ka nisur kontaktet e para me Bruno Fernandes për zgjatjen e kontratës, pasi klubi anglez dëshiron të garantojë qëndrimin e kapitenit në “Old Trafford”.
None found
Reprezentuesi portugez, i cili iu bashkua “Djajve të Kuq” nga Sporting CP në janar të vitit 2020, ka fituar një rol qendror në skuadër dhe tashmë është 31 vjeç.
“Daily Mail” raporton se marrëveshja aktuale e Fernandes skadon pas rreth 10 muajsh dhe parashikon një pagë prej 220 mijë funtesh në javë.
Gjithsesi, Manchester United e ka të drejtën ta zgjasë kontratën ekzistuese edhe për 12 muaj të tjerë.
Edhe pse gjatë verës u rikthyen zërat për të ardhmen e tij, drejtuesit e klubit anglez duan ta mbajnë mes tyre mesfushorin portugez.
Synimi i United është që një marrëveshje e re me Fernandes të arrihet përpara përfundimit të këtij viti.
Zv.presidentja e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe deputetja e Parlamentit austriak, Dr. Gudrun Kugler, ka reaguar për protestat studentore në…
Dogana e Durrësit ka gjobitur me 5.1 milionë euro kompaninë “Salillari” për shmangie të taksave të naftës. Vendimi Nr. 626…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka kërkuar që sa më shpejt të përgatitet drafti i parë i…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të hyjë në garën për kryetar…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pritet t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbën e thyer. Sipas informacioneve, pas një…
Ka nisur protesta mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave në Kosovë, e organizuar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të…