Michael Carrick pritet të shkarkohet të enjten nga Manchester United. Nëse vendimi merret, ai do të bëhet trajneri i shtatë i përhershëm që largohet nga posti në klub gjatë 13 viteve të fundit.
Humbja 3-0 në shtëpi përballë Bournemouthit, tri javë më parë, duket se e bindi drejtuesinë të shqyrtonte largimin e tij. Carrickut iu la megjithatë kohë deri në përfundim të ndërprerjes së kampionatit për ndeshjet e kombëtareve.
None found
Sipas vlerësimit të drejtuesve, përmirësimi i kufizuar në rezultate dhe paraqitje nuk mjaftoi për ta kthyer situatën në favor të tij.
Burime pranë klubit përmendin si problem të rëndësishëm edhe përbërjen e skuadrës, ku disa pozita vazhdonin të kishin mungesa të ndjeshme.
Në mbrojtje, Unitedit i mungonin alternativat; në sulm nuk kishte një qendërsulmues të gatshëm për lojë, ndërsa për Luke Shaw, i cili është përballur vazhdimisht me lëndime, nuk kishte një zëvendësues të përshtatshëm.
Një burim pranë Manchester Unitedit ka thënë se Carricku nuk mori mbështetjen e duhur dhe se disa persona brenda klubit kanë nisur tashmë ta kuptojnë këtë.
Kjo situatë ka prekur edhe Bruno Fernandes. Kapiteni portugez, sipas raportimeve, po e merr më seriozisht se në çdo moment tjetër mundësinë për t’u larguar nga “Old Trafford”, pasi premtimet për investime në përforcimin e skuadrës nuk janë mbajtur.
Nëse Carricku largohet, Mauricio Pochettino konsiderohet kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Manchester Unitedit.
Carricku e mbylli sezonin e kaluar në vendin e tretë. Asnjë trajner tjetër që kishte marrë përkohësisht drejtimin e klubit në janar nuk kishte siguruar më shumë pikë deri në përfundim të edicionit.
Megjithatë, drejtuesit nuk i ofruan një marrëveshje afatgjatë: Carricku nënshkroi për dy vjet, ndërsa Erik ten Hag dhe Ruben Amorim kishin marrë kontrata trevjeçare, secili me mundësi zgjatjeje edhe për një sezon.
Vështirësitë e Unitedit këtë sezon janë vënë re edhe në aspektin fizik. Sipas raportimeve, nga kundërshtarët në Ligën Premier, vetëm Manchester City nuk vrapoi më shumë se Unitedi, dhe kjo ndodhi në ndeshjen kur City mbeti me një lojtar më pak. Të gjithë kundërshtarët e tjerë përshkuan më shumë kilometra.
Një largim i Carrickut do të sillte një tjetër ndryshim në stolin e Manchester Unitedit, klub që ende kërkon stabilitet dhe rikthim në nivelet më të larta të futbollit anglez.
Shqipëria mund të konsiderohet me fat, nëse i referohemi brumit që po përgatitet për të ardhmen [...]Read More...
Policia e Shtetit ka njoftuar masat e marra për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë ndeshjes Shqipëri-Finlandë, e cila do…
Një ushtar rus mbeti i vrarë si pasojë e shpërthimit të një automjeti në lagjen Pushkinsky të Shën Petersburgut. [...]…
Këtë të enjte, 12 nëntor 2026, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e Esmeralda Hasanit, në detyrën e…
Një mosmarrëveshje lidhur me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri ka pasoja për pavarësinë e gjyqësorit, thonë ekspertët. Një…
Dy ekspertë amerikanë të sigurisë dhe mbrojtjes kanë argumentuar se prania e rreth 600 ushtarëve amerikanë në kuadër të misionit…