Manchester United kërkon të përforcohet, por para se të vijnë lojtarë të rinj ata duhet të largojnë disa nga skuadra aktuale.
Jean Clair Todibo është objektivi kryesor i Djajve të Kuq në afatin kalimtar të janarit për ta përforcuar repartin defensivë.
None found
Mbrojtja është pika më e dobët e United këtë sezon dhe trajneri Erik Ten Hag kërkon ta rregullojë këtë repart.
Sipas asaj që ka raportuar ESPN, Djajtë e Kuq kan nxjerrë në shitje dy qendërmbrojtësit Harry Maguire dhe suedezin Victor Lindelof.
Verën e kaluar, United kishte shpresuar të shiste Maguire për të mbledhur fonde dhe për të nënshkruar me një mbrojtës më të përshtatshëm për stilin e Ten Hag. Edhe pse Maguire ka treguar përmirësim, ai ende nuk konsiderohet të jetë në nivelin e kërkuar për të qenë titullar në klub.
United tani po pret oferta për të larguar dy mbrojtësit dhe ata pëlqehen nga disa skuadra të Ligës Premier si Everton, West Ham United dhe Wolverhampton Wanderers.
Për Maguiren, United synon të fitojë rreth 40 milionë euro, derisa suedezin janë të gatshëm ta lënë të lirë për 20 milionë. /Telegrafi/
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…