Manchester United druhet se Benjamin Sesko mund të mos luajë për deri në katër muaj, duke e lënë sulmuesin jashtë deri në shkurt, raportojnë mediat angleze.
Futbollisti 23-vjeçar nuk ka qenë në dispozicion prej pesë javësh, për shkak të një shqetësimi fizik që e kishte munduar edhe gjatë gjashtë muajve të mëparshëm.
None found
Klubi po zhvillon ekzaminime të tjera mjekësore në qendrën stërvitore Carrington. Sipas raportimeve në mediat angleze, megjithatë, periudha e mungesës mund të jetë më e shkurtër nga sa parashikohet.
Michael Carrick tha se United shpreson të marrë një pasqyrë më të qartë për gjendjen e sulmuesit brenda ditëve të ardhshme.
“Shpresoj që kur të flasim sërish, ndoshta jo nesër, por deri në fund të javës, të dimë diçka më të qartë”, u shpreh Carrick.
Nëse Sesko mungon për një kohë të gjatë, Manchester United mund të detyrohet të kërkojë një sulmues gjatë merkatos së janarit. Ndërkohë, Joshua Zirkzee po e ka të vështirë të fitojë minuta të rregullta në fushë.
Sesko realizoi 12 gola në sezonin e tij të parë me Manchester Unitedin, pasi u transferua nga RB Leipzig.
Një mungesë deri në shkurt, nëse konfirmohet, do të përbënte një goditje të rëndësishme për planet e Unitedit për pjesën e mbetur të sezonit.
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, është e propozuara e vetme e kësaj partie si ushtruese…
Qytetarët e Kosovës do të kenë më të lehtë të pajisen me vizë turistike për të udhëtuar drejt Mbretërisë së…
Shporta konsumatore e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës për muajin gusht 2026 arriti në 58.475 denarë, ndërsa ajo minimale sindikale…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim përfaqësuesit e Listës “Koalicioni Shqiptar” nga Presheva, Bujanoci…
Të enjten (nesër), Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare duke filluar prej orës 10:00. Sipas njoftimit, në rend…
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, vizituan sot Termocentralin “Kosova B” të…