sport

Manchester United merr vendimin final rreth transferimit të Karim Benzemas

Karim Benzema dëshiron që të largohet nga Arabia Saudite vetëm gjashtë muaj pasi nënshkroi për Al-Ittihad, por Manchester United nuk janë të interesuar për të nënshkruar me ish-yllin e Real Madridit.

Manchester United e ka përjashtuar mundësinë e nënshkrimit të francezit, ani pse ata po vuajnë nga një krizë e golave.

Mësohet se drejtuesit e United nuk kanë bërë ndonjë kontakt me përfaqësuesit e Benzemas, kryesisht për shkak të moshës së tij dhe pagës astronomike prej 86 milionë eurosh në sezon që përfiton në Arabi.

Sulmuesi francez nuk ka arritur të adaptohet aspak me jetën në Lindjen e Mesme dhe tani së fundmi ai nuk ishte paraqitur në kampin parasezonal nën urdhrat e Marcelo Gallardos.

Ekipi udhëtoi në Dubai pa Benzeman, ndërsa Gallardo i bëri me dije pesë herë fituesit të Ligës së Kampionëve, se ai nuk do të bashkohej me ekipin.

Benzema, i cili ka shënuar 12 gola në 20 paraqitje për Al-Ittihadin, tani e ardhmja e tij është në dyshim dhe ai po kërkon që të rikthehet në Europë.

United duan të nënshkruajnë me një sulmues në formë huazimi, duke marrë parasysh se janë një ndër ekipet me më së paku gola të shënuar këtë sezon në Ligën Premier (24 gola në 21 ndeshje).

Në fakt, janë rregullat e ‘Fair-play financiar’ që ia mundësojnë klubit anglez që të bëjë vetëm transferime të përkohshme dhe të lira./Telegrafi/

të fundit

Veliaj kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë, sot seanca në GJKKO

  Ditën e sotme, në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të…

23 minutes ago

Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, trashësia arrin deri në 20 cm

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, reshjet e dëborës kanë përfshirë Qarkun e Korçës. Mësohet se…

27 minutes ago

Blic i Tares/ Milan parakalon “Zonjën”, Mateta gati të vishet kuqezi

Milani ka befasuar Juventusin jo në fush ën e lojës, por në tavolinën e merkatos. Në ditët e fundit të…

37 minutes ago

Trump njofton fillimin e bisedimeve për Groenlandën, shpreson për një ‘marrëveshje të mirë’

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se negociatat për Groenlandën kanë filluar dhe shprehu shpresë për një “marrëveshje të mirë”,…

57 minutes ago

Apartamentet dhe qiratë po bëhen të papërballueshme për shqiptarët

Elona dhe Sokoli janë një çift i ri 24 dhe 26-vjeç, që kanë vendosur të fillojnë jetesën së bashku. Paga…

1 hour ago

Zbuloni se kush e përfundoi rrugëtimin e tij në “Big Brother Vip 5”

Mbrëmjen e djeshme “Big Brother Vip”, ishte i mbushur me emocione dhe gjithashtu debate të forta. I eleminuari i mbrëmjes…

2 hours ago