Leandro Paredes mund të largohet nga PSG gjatë kësaj merkatoje, pasi lojtari kërkon një eksperiencë të rë në një skuadër tjetër.
Mesfushori argjentinas është pjesë e parisienëve që nga viti 2019, por në sezonin e fundit nuk ka pasur hapësira të mëdha. 28-vjeçari ka luajtur në 22 ndeshje në total në të gjitha garat duke shënuar një gol e duke asistuar në dy të tjerë.
None found
Sipas “L’Equipe” raportohet se Manchester United është interesuar për Paredes dhe ka kontaktuar zyrtarisht PSG-në.
Kampioni në fuqi i Francës u ka bërë me dije anglezëve se Paredes kushton 35 milionë euro, shumë që po konsiderohet e lartë nga Djajtë e Kuq.
Interesim për mesfushorin argjentinas ka shprehur edhe Juventus në Serie A, derisa nuk përjashtohet mundësia që Paredes të rikthehet edhe te Roma.
Gjithsesi largimi i tij nga “Parc de Princes” duket i sigurt, por mbetet të shihet se ku do të përfundojë lojtari argjentinas.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë në pritje të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për të nisur interpelancën. Kjo lidhur…
Vizita e përfaqësuesve të Listës Studentore nga Serbia në Kosovë, më 8 dhe 9 nëntor, është realizuar pa miratim paraprak…
MPB Maqedoni njofton se dje (12.11.2026), në orën 20:35, në fshatin Çegran, në rrethinë të Gostivarit, nëpunës policorë të Zyrës…
Një nënë me tre fëmijë të mitur në fshatin Katund i Ri, në Njësinë Administrative Bradashesh të Elbasanit, po përballet…
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka vendosur të shpallë konkurs për avancimin e katër prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës…
Kuvendi i Kosovës ka miratuar katër marrëveshje ndërkombëtare. Deputetët i dhanë dritën e gjelbër ratifikimit të tri marrëveshjeve të Kosovës…