Në një intervistë për “BBC”, Patric Evra ka treguar se nuk ka patur një fëmijëri të lehtë.
Ish-mesfushori francez, ka patur një të shkuar të errët ku i është dashur të përballej me shitjen e drogës, punës në një dyqan televizorësh dhe lypja nëpër dyqane. Ai gjithashtu ka përjetuar edhe abuzimin seksual në një moshë të vogël nga mësuesi i tij.
“Kur isha i vogël, shisja televizorë në një dyqan. Të lypja përpara dyqaneve ishte normale për mua, e bëja në çdo kohë. Ndonjëherëm dilja natën dhe kontrolloja nëpër plehra për të gjetur ndonjë hamburger që ta haja.
Nuk ka qënë aspak e lehtë. Në moshën 13-vjeçare përjetova një abuzim seksual nga mësuesi im. Kjo gjë pati një ndikim shumë të madh në jetën time.
Shkova më pas në Itali në moshën 17-vjeçare, më dhanë atje një kostum sportiv dhe një palë atlete të reja. Gjëja e parë që bëra ishte të merrja mamanë time në telefonë. I thashë: “ Mama gjeta parajsën”.” / h.ll/albeu.com
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet tuaja sot mund të ndjeni një nevojë për më…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar sot se pritet të zhvillojë bisedime të reja për…
Hamasi thotë se mbetet i gatshëm të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Izraelin për lirimin e të gjithë pengjeve të…
Të gjithë individët dhe bizneset të cilët kryejnë pagesa elektronike do të përfitojnë nga komisione më të ulëta. Në mbledhjen…
Të paktën 15 njerëz humbën jetën dhe rreth 18 u lënduan të mërkurën, kur tramvaji elektrik në Lisbonë, i njohur…
Presidenti francez Emmanuel Macron donte të vizitonte Izraelin, por kryeministri Benjamin Netanyahu e refuzoi këtë. Kjo u zbulua nga Meyer…