Categories: sport

Malisheva shënon pesë herë ndaj Vllaznisë dhe siguron raundin e dytë

Malisheva ka arritur një sukses historik në garat evropiane, pasi u kualifikua për herë të parë në raundin e dytë të Ligës së Konferencës. Ekipi kosovar triumfoi me rezultat të thellë 5-0 ndaj Vllaznisë së Shkodrës në ndeshjen e kthimit të raundit të parë, e zhvilluar në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Pavarësisht se ishte mposhtur 2-1 në përballjen e parë, Malisheva e përmbysi epërsinë e kundërshtarit dhe e mbylli çiftin me rezultatin e përgjithshëm 6-2.

Të lidhura

None found

Skuadra vendase e mori kontrollin e ndeshjes që në fillim, duke prodhuar disa mundësi për gol. Rrjeta e parë u realizua në minutën e 34-të, kur Kreshnik Uka shënoi për avantazhin 1-0.

Para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e dytë shtesë, Xhemal Ibishi dyfishoi epërsinë e Malishevës. Kështu, ekipet u drejtuan drejt pushimit me rezultatin 2-0.

https://x.com/FootballKosovo/status/2077408953957331148

Pas rikthimit në fushë, Malisheva vazhdoi me të njëjtin ritëm. Në minutën e 52-të, Kreshnik Uka gjeti për herë të dytë golin në këtë takim, duke e ngritur rezultatin në 3-0.

https://x.com/FootballKosovo/status/2077412216744165531

Pesë minuta më vonë, në minutën e 57-të, Arlind Veliu realizoi golin e katërt për vendasit, duke e bërë edhe më të qartë fatin e kësaj sfide.

https://x.com/FootballKosovo/status/2077418559752302633

Goli i pestë erdhi në kohën shtesë, me Krenar Dulajn që vulosi fitoren e thellë 5-0.

https://x.com/FootballKosovo/status/2077419886800708045

Ky triumf i mundësoi Malishevës eliminimin e Vllaznisë me rezultatin e përgjithshëm 6-2 dhe kalimin e parë historik në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, një arritje e rëndësishme për klubin dhe futbollin kosovar.

https://x.com/FootballKosovo/status/2077427969899864537

të fundit

Ahmeti calls on Shasivari to enforce the law: Bar exam should also be offered in Albanian

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, i është drejtuar me letër të hapur ministrit të Drejtësisë Jeton Shasivari, në lidhje me…

57 seconds ago

North Macedonia leads the region in the Media Diversity Index

Maqedonia e Veriut u rendit e para midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Indeksin e ri të Diversitetit të…

1 minute ago

First preliminary hearing set for Belinda Balluku, accused of corruption, money laundering, concealing assets and tender abuse

Është caktuar data e seancës së parë paraprake për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Seanca do të mbahet më 11 dhjetor, ku…

1 minute ago

Opozita kërkon raportimin e Bordit të SHSKUK-së për listat e pritjes, pozita vë në pah investimet në pajisje mjekësore

Deputetët e opozitës kanë kërkuar që Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) të raportojë para Komisionit…

2 minutes ago

After Elisa Spiropali’s expulsion and Marjana Koçeku’s departure, the Socialist Party falls to 81 seats in Parliament! Rama must reach out to the PSD

Me përjashtimin e Elisa Spiropalit nga Grupi Parlamentar i PS dhe me largimin më herët të Marjana Koçekut, kjo forcë…

2 minutes ago

At the Special Court hearing, Veliaj writes to the court about surgery: “I’m not asking for Botox or hair transplants; I want my family to choose

Gjatë seancës gjyqësore në GJKKO, është lexuar deklarata e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka shpjeguar arsyet përse…

2 minutes ago