Në sfidën e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, Malisheva realizoi një paraqitje të shkëlqyer në 45 minutat e para, duke u vendosur në epërsi përballë skocezëve të Hibernian.
None found
Takimi që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” e sheh skuadrën kosovare me një avantazh të ngushtë 1-0 pas pjesës së parë.
Goli që bën dallimin erdhi në minutën e 21-të, kur Kreshnik Uka shfrytëzoi një veprim të shpejtë sulmues dhe nga pozicion i afërt finalizoi me sukses, pas një pasimi të dhënë nga Veliu.
Vendasit ndërtuan edhe disa raste të tjera premtuese, por nuk arritën të gjenin përfundimin e duhur për të dyfishuar rezultatin.
Në krahun tjetër, Hibernian u përgjigj me disa raste të rrezikshme, por portieri Avdyli ishte gjithmonë i përgatitur dhe ndal çdo tentativë për të ruajtur rrjetën e paprekur.
Tashmë pritet të shohim sesi do të rrjedhë pjesa e dytë, nëse Malisheva do të jetë në gjendje ta mbrojë këtë rezultat dhe të sigurojë një epërsi të vlefshme përpara ndeshjes kthyese që e pret në Skoci.
Media austriake “Die Presse” i ka kushtuar një artikull protestave që po zhvillohen në Tiranë, duke u ndalur te përshkallëzimi…
Harry Kane është një nga sulmuesit më të mirë të gjeneratës së tij, ndërsa gjetja e një futbollisti që mund…
Tre vëllezërit Alexander, dy prej të cilëve manjatë të pasurive të paluajtshme, janë dënuar me nga 30 vite burg secili…
Bashkimi Europian, u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri…
Të paktën 86 persona kanë humbur jetën dhe 77 persona janë shtruar në spital pas aksidentit të ndodhur sot në…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku trupi i pajetë i një 31-vjeçari shqiptar është gjetur brenda një pusi…