Manchester Unitedi nuk arriti ta ruante avantazhin në transfertën ndaj Evertonit, duke lëshuar dy pikë në minutën e fundit të ndeshjes së vlefshme për xhiron e tretë të Ligës Premier.
None found
“Djajtë e Kuq” po udhëhiqnin 2-1 deri në 90+5’, kur Ainsley Maitland-Niles goditi saktë nga distanca dhe shënoi një eurogol që i siguroi Evertonit një pikë.
45-minutëshi i parë u zhvillua në ekuilibër, me të dyja skuadrat që patën mundësi për të shënuar, por pa mundur t’i konkretizonin rastet e krijuara.
Menjëherë pas pushimit, Bryan Mbeumo zhbllokoi rezultatin me një gol spektakolar në minutën e 46-të, duke e lënë portierin Pickford pa reagim.
Evertoni nuk u dorëzua dhe në minutën e 83-të e barazoi rezultatin. Tyrique George realizoi pas asistimit të Hayden Hackney.
Unitedi reagoi shpejt, teksa pesë minuta më vonë Benjamin Sesko riktheu epërsinë e skuadrës së tij. Sulmuesi shënoi me kokë pas harkimit të Luke Shaw në minutën e 88-të.
Kur ekipi i Carrick dukej se po shkonte drejt fitores, Maitland-Niles mori përsipër goditjen vendimtare dhe me një realizim të jashtëzakonshëm nga distanca në 90+5′ i befasoi “Djajtë e Kuq”.
Pas këtij barazimi, Evertoni renditet i teti me pesë pikë, ndërsa Manchester Unitedi mbetet në vendin e 11-të me katër pikë.
Tensione të reja janë regjistruar përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të autobotit të ujit…
Situata është tensionuar sërish përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku forcat e Policisë së Shtetit kanë rinisur shoqërimin e protestuesve, në…
Forcat e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit në Tiranë, në ditën e 13-të të revoltës studentore…
Situata është tensionuar përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku forcat e Policisë së Shtetit kanë nisur shoqërimin e protestuesve, në ditën…
Cadillac ka prezantuar edicionin e kufizuar Escalade-V 125th Anniversary, një SUV luksoz me motor V8, i krijuar për të shënuar…
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, mund të përgatisë një befasi në formacionin titullar për përballjen e madhe ndaj Barcelonës,…