Categories: sport

Madrid në festë madhështore, afro 2 milionë njerëz pritën kampionët e rinj të botës

Spanja ka nisur festimet për trofeun e dytë të Kupës së Botës në historinë e saj, të siguruar pas fitores 1-0 ndaj Argjentinës në finalen e madhe, pas kohës shtesë.

Futbollistët dhe anëtarët e stafit teknik mbërritën në Madrid një ditë pas këtij triumfi historik, ku i priste një atmosferë spektakolare. Rreth dy milionë tifozë, sipas vlerësimeve, dolën në rrugët e kryeqytetit spanjoll për të përshëndetur kampionët e botës. Turmat krijuan vargje të gjata njerëzish dhe paralizuan zona të tëra të qytetit.

Të lidhura

None found

Programi festiv filloi me takimet zyrtare me krerët e shtetit. Kombëtarja spanjolle vizitoi fillimisht Pallatin Zarzuela, ku u prit nga Mbreti Felipe VI dhe familja mbretërore. Mbreti dhe mbretëresha përgëzuan lojtarët për arritjen historike, ndërsa princeshat kishin veshur fanellat e përfaqësueses së Spanjës.

Gjatë ceremonisë spikati edhe takimi mes Mbretit Felipe VI dhe talentit Lamine Yamal, të cilin monarku e përqafoi përzemërsisht.

Pas pritjes në pallatin mbretëror, skuadra kampione vazhdoi drejt Pallatit Moncloa për t’u takuar me kryeministrin Pedro Sánchez. Duke vlerësuar paraqitjet e ekipit, ai deklaroi se “finalet nuk luhen, por fitohen” dhe nënvizoi se Spanja e kishte dëshmuar këtë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Më pas erdhi radha e paradës së shumëpritur nëpër Madrid. Lojtarët udhëtuan me një autobus të hapur drejt sheshit ikonik Cibeles. Për shkak të numrit të jashtëzakonshëm të njerëzve, mjeti përparonte me ritëm shumë të ngadaltë, çka u mundësoi futbollistëve ta vazhdonin gjatë festën me tifozët.

Festës në autobus i dha edhe më shumë ritëm Borja Iglesias. Sulmuesi mori përsipër rolin e DJ-së dhe vendosi muzikë reggaeton përgjatë gjithë itinerarit.

Vëmendje të madhe tërhoqi gjithashtu Ferran Torres me kapelën ku shkruhej në mënyrë ironike “Make Spain Great Again” (“Ta bëjmë Spanjën sërish të madhe”). Mesazhi ishte një referencë humoristike ndaj sloganit të presidentit amerikan Donald Trump.

Entuziazmi i turmës arriti një tjetër kulm kur Lamine Yamal mori mikrofonin dhe bërtiti “Campeones del Mundo!” (“Kampionët e botës!”). Qindra mijëra tifozë reaguan menjëherë me brohoritje dhe ovacione.

Momente zbavitëse krijuan edhe mbështetësit. Lojtarëve u ra në sy një banderolë ku Keyne, vëllai i vogël i Yamalit, paraqitej si Jezu Krishti, duke shkaktuar të qeshura mes kampionëve të rinj të botës.

Pas fitimit të Kupës së dytë të Botës, Madridi u kthye në skenën e një feste gjigante dhe përjetoi një prej ditëve më të rëndësishme në historinë e futbollit spanjoll. /Telegrafi./

të fundit

Katër persona ndalohen në zonën e Tetovës, dyshohen për “vjedhje” dhe “vjedhje të rëndë

MPB Maqedoni njofton se më 19.09.2026, në orën 16:55, në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë, në bashkëveprim me Departamentin…

54 seconds ago

Decision postponed for five people accused over Egli Proga’s death

Është shtyrë seanca e parë e gjykimit paraprak për pesë personat e akuzuar në lidhje me vdekjen e Egli Progës…

9 minutes ago

Cooperation with the FBI/ Braho: priority, has helped SPAK’s work, Çela: we are changing our strategies in the fight against crime

Këtë të hënë, gjatë Konferencës së ish-Studentëve Europianë të Akademisë së FBI-së, që u mbajt  në Tiranë, Kreu i SPAK,…

9 minutes ago

Putin’s party headed for a record victory in Russian Duma elections

Partia 'Rusia e Bashkuar', e drejtuar nga presidenti Vladimir Putin, është drejt një fitoreje të thellë në zgjedhjet parlamentare të…

9 minutes ago

Abdixhiku nderon kujtimin e Ahmet Krasniqit në 28-vjetorin e vrasjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar kolonel Ahmet Krasniqin në 28-vjetorin e vrasjes së tij në…

11 minutes ago

Bashkim Jashari i përcjell urimet Carsten Breuerit për zgjedhjen në krye të Komitetit Ushtarak të NATO-s

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant, Bashkim Jashari ka uruar gjeneralin Carsten Breuer, me rastin e zgjedhjes së tij si kryetar i…

11 minutes ago