Nuk ka dyshime, Romelu Lukaku mbetet një pikë fikse edhe për Interin e ri të Simone Inzaghi. Sulmuesi belg, ende me pushime për t’u çlodhur pas një sezoni ku ka shpenzuar jashtëzakonisht shumë energji, por edhe plot kënaqësi në planin personal për fitimin e titullit të parë në Itali, si dhe diçka më pak për sa i përket Europianit me Belgjikën e tij, nuk ka ndër mend të dëgjojë sirenat e merkatos që e duan të rikthehet në Premier League.
Chelsea dhe Manchester City janë dy klubet që po kërkojnë më shumë një përforcim me peshë për repartet respektive të sulmit dhe madje kanë bërë ndonjë sondazh me stafin përfaqësues të lojtarit, por disa herë Lukaku ka përsëritur vendimin e tij për të mbajtur veshur fanellën e Interit, skuadër me të cilën është i lidhur në kontratë deri në qershor 2024.
I shpërblyer si duhet në aspektin sportiv, me ringritjen e tij te Interi ku ka shfaqur potencialin më të mirë, belgu do të jetë më i vlerësuar edhe në aspektin ekonomik, duke parë që akordi i firmosur në verën e 2019-ës, parashikon një rritje të pagës së tij deri në 8.5 milionë euro në sezon.
Milani i Allegrit feston duke mposhtur Napolin 2-1 në San Siro në ndeshjen e madhe të javës së pestë të…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon të qëndrojë në SHBA. Ajo është pritur nga diaspora shqiptare në Philadelphia. Osmani…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në konventën promovuese të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), deklaroi se…
Partia pro-evropiane në pushtet në Moldavi po kryeson në zgjedhjet parlamentare që do të vendosin të ardhmen e vendit, duke…
Për herë të parë pas incidentit të turpshëm 11 vite më parë në Beograd në ndeshjes Serbi-Shqipëri, Olsi Rama ka…
Në ndeshjen e javës së 7-të të La Ligës, Barcelona siguroi vendin e parë në renditje. Skuadra e Flick mundi…