Luis Enrique ka bërë publike skuadrën e Paris Saint-Germainit për ndeshjen e së mërkurës ndaj Aston Villas në Superkupën e UEFA-s, ku figurojnë edhe Bradley Barcola dhe Ibrahim Mbaye, dy futbollistë që ndiqen nga Liverpooli.
None found
Emri i Barcolas është lidhur vazhdimisht me një transferim te Liverpooli gjatë kësaj vere. Sipas raportimeve, sulmuesi francez është i hapur për një lëvizje te “Reds”.
Megjithatë, arritja e një marrëveshjeje mbetet e komplikuar. PSG thuhet se kërkon rreth 145 milionë funte, ose 170 milionë euro, për kartonin e tij, ndërsa Liverpooli nuk dëshiron të investojë këtë shumë.
Gjatë sezonit 2025/26, 23-vjeçari realizoi 13 gola në 49 ndeshje, pa përfshirë Kupën e Botës për Klube. Në radhët e PSG-së, vetëm Ousmane Dembele me 20 gola dhe Khvicha Kvaratskhelia me 19 gola patën një rendiment më të lartë se Barcola.
Francezi ishte gjithashtu një nga lojtarët më aktivë të skuadrës në driblime, me 156 tentativa. Ai pati edhe pesë aksione që krijuan raste të rrezikshme, ndërsa Kvaratskhelia regjistroi 87 të tilla dhe Barcola 79.
Ndërsa Barcola është kthyer në objektivin kryesor të Liverpoolit gjatë merkatos, vëmendja e klubit anglez ndaj Ibrahim Mbaye duket më e ulët. Pavarësisht kësaj, sulmuesi senegalez vazhdon të jetë nën vëzhgimin e drejtuesve të Liverpoolit.
Mbaye luajti në 32 takime në të gjitha kompeticionet sezonin e kaluar, por vetëm në 11 prej tyre e nisi ndeshjen si titullar. Për ekipin e drejtuar nga Luis Enrique, ai shënoi tri gola dhe dha tri asistime.
Interesimi për dy lojtarët është shtuar ndjeshëm gjatë javëve të fundit, në një kohë kur PSG raportohet se është pranë marrëveshjes për Ferran Torresin e Barcelonës dhe talentin e Ajaxit, Mika Godts.
Klubi parisien ka shtuar një tjetër alternativë në repartin ofensiv, pasi ka transferuar nga Monaco Maghnes Akliouchen për rreth 50 milionë euro. Edhe francezi është përfshirë në listën për takimin me Aston Villan.
Në dispozicion për këtë sfidë pritet të jetë edhe Lucas Digne, i cili mund të zhvillojë debutimin e tij të dytë me PSG-në përballë ish-klubit.
PSG kërkon të bëhet skuadra e katërt në histori që arrin ta fitojë Superkupën e Evropës/UEFA-s në dy vite radhazi. Para saj, këtë sukses e kanë arritur Ajax (1973, 1974), Milani (1989, 1990) dhe Real Madridi (2016, 2017).
Kjo do të jetë hera e tretë që PSG merr pjesë në Superkupën e UEFA-s. Në vitin 1997, parisienët humbën 9-2 në rezultat të përgjithshëm ndaj Juventusit, ndërsa sezonin e kaluar mposhtën Tottenhamin me penallti, pas barazimit 2-2.
Ditën e sotme, një dollar amerikan, blihet për 80.9 lekë dhe shitet për 82 lekë. Euro, blihet me 89.1 lekë…
Dita e diel, 22 nëntor, pritet të sjellë mot të paqëndrueshëm në Shqipëri, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa gjatë…
Dashi Mund të ketë një aspekt të natyrës suaj që e injoroni. Gjithmonë dëshironi të jeni ju ai që ka…
Një plagë me armë zjarri në zonën e këmbës është vërejtur te 38-vjeçari i cili mëngjesin e sotëm u gjet…
Rryma për amvisëritë nga 1 janari në Maqedoninë e Veriut mund të shtrenjtohet për 2 deri në 3 për qind,…
Një plagë me armë zjarri në zonën e këmbës është vërejtur te 38-vjeçari i cili mëngjesin e sotëm u gjet…