Liverpooli ka marrë një sinjal domethënës në lidhje me transferimin e mundshëm të Bradley Barcolas, pasi trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, nuk e përjashtoi largimin e sulmuesit francez gjatë kësaj vere.
None found
23-vjeçari Barcola ndiqet prej kohësh nga “Të Kuqtë”, të cilët raportohet se e kanë përfshirë mes objektivave kryesorë për forcimin e repartit të sulmit.
Pasiguria rreth së ardhmes së francezit u shtua kur Enrique vendosi ta mbante në bankën rezervë gjatë triumfit 2-1 të PSG-së përballë Aston Villës në Superkupën e UEFA-s.
Në përfundim të takimit, tekniku spanjoll komentoi situatën me një deklaratë që ndezi menjëherë zërat për të ardhmen e Barcolas.
“Kur një lojtar nuk ka buzëqeshje kur vjen këtu, është më mirë të kërkohet një zgjidhje tjetër”, deklaroi Enrique.
Edhe pse PSG-ja fitoi, Barcola u pa i zhgënjyer, duke thelluar më tej dyshimet mbi rolin dhe pozicionin e tij brenda skuadrës.
Liverpooli po i ndjek me kujdes zhvillimet dhe, sipas raportimeve, ka paraqitur tashmë një ofertë të parë për të provuar qëndrimin e klubit francez.
Deputetët shqiptarë në Kuvendin e Serbisë janë të gatshëm për dialog dhe bashkëpunim me shumicën e re parlamentare, por pa…
Ditën e sotme, një dollar amerikan, blihet për 80.9 lekë dhe shitet për 82 lekë. Euro, blihet me 89.1 lekë…
Dita e diel, 22 nëntor, pritet të sjellë mot të paqëndrueshëm në Shqipëri, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa gjatë…
Ditën e sotme, një dollar amerikan, blihet për 80.9 lekë dhe shitet për 82 lekë. Euro, blihet me 89.1 lekë…
Dita e diel, 22 nëntor, pritet të sjellë mot të paqëndrueshëm në Shqipëri, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa gjatë…
Dashi Mund të ketë një aspekt të natyrës suaj që e injoroni. Gjithmonë dëshironi të jeni ju ai që ka…