sport

“Luftëtari” shqiptar i MMA, Klorenc Dedja i pamposhtur, rivali brazilian reziston vetëm 2 raunde

“Luftëtari” shqiptar i MMA, Klorenc Dedja ka shënuar fitoren e 6-të radhazi duke mposhtur këtë herë edhe rivalin nga Brazili, Antonio Jorge Carvalho.

Ndeshja e kafazit e zhvilluar në Londër foli e gjitha shqip, përpara një numri të lartë shikuesish.

Dedja e nisi furishëm sfidën përballë Carvalho me goditje të njëpasnjëshme, të shpejta dhe të fuqishme.

Carvalho reziston vetëm dy raunde. Raundin e tretë, Dedja e mbylli ndeshjen me “Rear naked choke submission” duke bërë që braziliani të dorëzohet. “Gjerdani” shkon për Klorenc Dedja. Ai vazhdon serinë e fitoreve në “kafaz” duke parajmëruar një të ardhme të ndritur në MMA.

Pas kësaj fitorje, Klorenc Dedja rankohet më lart në renditjen e të rinjve premtues, një mundësi kjo për duelet profesionale në të ardhmen. Dhe jo pa qëllim, në një intervistë të dhënë për mediat shqiptare pak kohë më parë, Klorenc Dedja shprehu ëndrrën e tij të ndeshej në UFC për titull.

“Synimi im është që të, ndeshem në UFC për titull. Sigurisht që jam në fillimet e mia të këtij sporti, dhe është një rrugë shumë e gjatë për të arritur atje. Por e di se çfarë dua, dhe çfarë duhet të bëj”, ka thënë Dedja.

Edhe pse i lindur dhe rritur në Britaninë e Madhe, Klorenc Dedja nuk i harron rrënjët shqiptare. Dhe pikërisht një tjetër ëndërr e tij është të zhvillojë një ndeshje në Tiranë përpara publikut shqiptar.

“Sigurisht do të doja të bëja një ndeshje në Tiranë. Kjo do të ishte një ëndërr për mua”, kanë qenë fjalët e tij bashkë me dëshirën për të përfaqësuar Shqipërinë.

Fitorja e Klorencit ishte parashikuar nga trajnerët dhe ekspertët e MMA të cilët e shohin shqiptarin si të pamposhtur dhe të ardhmen e këtij sporti luftarak. Jo më kot shqiptari konsiderohet prej tyre si i lindur për në kafaz (Born for the cage)”.

të fundit

GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt, kryebashkiaku i Tiranës mbetet në paraburgim

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë. Veliaj u paraqit sot…

2 minutes ago

Gazment Bardhi: Balluku po ndërton një shtet paralel për të penguar drejtësinë, po blen heshtjen e bashkëpunëtorëve të saj

Me anë të një postimi në Facebook, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, thotë se Belinda Balluku po…

8 minutes ago

Mateo i organizoi surprizë romantike: Ja si reagoi Brikena…

Mbrëmjen e djeshme  në “Big Brother Vip”, Mateo i bëri një surprizë Brikenës, për të thyer “akullin” që ajo ka…

28 minutes ago

VIDEO/ Ndeshje e çmendur mes Partizanit dhe Elbasanit. 4 gola, 1 penallti e humbur, 1 i kuq dhe 1 kolaps në fushë

Partizani dhe Elbasani kanë ndarë pikët pas një dueli me drithërima deri në sekondat e tij, ku ndodhi pothuajse gjithçka.…

28 minutes ago

VIDEO/ Debutim i çmendur i Asllanit te Beshiktash, jep asist për golin e fitores dhe del me të kuq në vetëm 5 minuta në fushën e lojës

Kristjan Asllani ka bërë një debutim të pazakontë në radhët e skuadrës së Beshiktashit, ku u transferua vetëm gjatë ditës…

33 minutes ago

Goditet grupi kriminal i armëve në Tiranë, policia jep detaje, kush janë 4 personat e arrestuar (EMRAT)

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown”, pas një hetimi dy mujor me metoda proaktive,…

57 minutes ago