Deri tani dihet vetëm që do të jetë një përballje spektakolare. Pasi mësuam emrin e finalistit të parë, të Euro 2024, mbrëmjen e kësaj të mërkure do të mësojnë edhe kundërshtarin e Spanjollëve, ku që prej orës 21:00, “Tulipanët” e Holandës do të sfidojnë “Tre Luanët” e Anglisë, për një “biletë” të finales së madhe, të Kampionatit Evropian të futbollit.
Sa i përket formacioneve, tekniku Ronald Koeman i ka rreshtuar “Tulipanët” e tij, me formulën e zakonshme, 4-3-3, ku në portë është vendosur Verbruggen. Në krahët e mbrojtjes janë Dumfries e Ake, me qendrën që mbulohet nga Van Dijk e De Vrij. Në mesfushë vendosen Schouten, Tijjani Rejinder e Xavi Simons, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Bergëijn, Memphis Depay e Cody Gakpo.
None found
Në krahun tjetër, tekniku Gareth Southgate, i ka pozicionuar “Luanët” në fushë, me rreshtimin 4-2-3-1, ku në portë qëndron si zakonisht Pickford. Nga krahët vijnë Walker e Trippier, me Guehi e Stones që rrinë në qendër. Para mbrojtjes vendosen Mainoo e Declan Rice, ndërsa Saka, Foden e Jude Bellingham vendosen pas “bomberit” Harry Kane.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit do të hapet [...]Read More...
Dhjetëra faqe interneti dhe platforma të njohura përjetuan probleme të premten, duke ua pamundësuar përkohësisht miliona përdoruesve qasjen në disa…
Kufjet e reja premium të Sennheiser kombinojnë tingullin cilësor, rehatinë dhe mundësi të shumta lidhjeje me anulimin aktiv të zhurmës…
Performanca e mirë, autonomia e gjatë, tastiera cilësore dhe touchpad-i i ri me reagim haptik e bëjnë “Surface Laptop 8”…
Nga programuesit te juristët, shumë profesione po përballen me ndikimin në rritje të inteligjencës artificiale. Tani duket se konkurrencës robotike…
Nuk ka shumë gjëra më bezdisëse sesa të niseni me makinë dhe të përfundoni të bllokuar në një kolonë të…