sport

Formacionet zyrtare Hollandë-SHBA: Gakpo dhe Pulisiç, “kokë më kokë”, për një biletë çerek-finaleje

Pas një orë, në “Khalifa International Stadium” do të startojë, faza më e “nxehtë” e kampionatit, ajo me eleminim direkt. Hollanda do të presë Amerikën, në një përballje ku mund të pritet gjithçka, me “tulipanët” që po vujnë nga gripi dhe sulmin e befasishëm amerikan.

Louis van Gaal ka vendosur t’i rreshtojë të tijët me formacionin 3-4-1-2. Në portë tekniku i “portokallinjve” akoma nuk e ka humbur besimin e tij te veterani Noppert. Mbrojtja me 3 e përbërë nga Timber, van Dijk dhe Ake i jep mjaftueshëm siguri teknikut për të ndalur sulmet e Pulisiç. Vija para mbrojtjes do të përbëhet nga 4 lojtarë, Dumfries, de Roon, de Jong dhe Blind, të rreshtuar respektivisht nga e djathta, në të majtë. Përpara tyre do të vendoset Klaassen, i cili do të jetë “ndihmësi” i dyshes sulmuese Gakpo-Depay.

Të lidhura

None found

Në krahun tjetër tekniku Berhalter ka zgjedhur formacionin 4-1-2-3 , për të ndalur ofensivat sulmuese të “tulipanëve”. Turner në portë. Përpara tij Dest, Zimmerman, Ream dhe Robinson. Në mesfushën defensive do të vendoset Tyler Adams dhe para tij 2 lojtarë fizik dhe teknik, Musah e McKennie. Sulmi me tre do të përbëhet nga Timothy Weah, Jesus Ferreira dhe kapiteni Christian Pulisiç.

Fituesi i këtij dueli do të përballet në fazën çerek-finale, me fituesin e ndeshjes Argjentinë-Australi, ndeshje e cila do të zhvillohet në orën 20:00. / h.ll/albeu.com

Formacionet zyrtare

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

5 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

6 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

6 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

6 hours ago