sport

“Luanim me 5 mbrojtësa dhe na kapnin në kundërsulm, kjo është e pafalshme”

Trajneri i mirënjohur, Shpëtim Duro, analizoi paraqitjen e Kombëtares shqiptare, në humbjen 1-2 ndaj Izraelit në shtëpi. I ftuar në studion e “Superport”, tekniku aktual i Laçit, ndër të tjera u shpreh:

“Situata nuk është pozitive, kishim besim se do të merrnim rezultat pozitiv. Kemi bërë pjesë të parë të mirë. Broja është futbollist që bën diferencën. Në 2-3 momente ishte ai protagonist i veprimeve sulmuese. Është djalë i ri dhe ka momente që duhet të ndahet nga topi. Është e ardhmja e Kombëtares dhe çdo gjë duhet të fillojë nga ai. Pjesa e parë ishte përgatitur jashtëzakonisht mirë, nuk i la hapësira kundërshtarëve.

Të lidhura

None found

Ishte një pjesë e parë që për fat u mbyll me rezultatin 1-0 si në Islandë. Pjesa e dytë, ishte totalisht katastrofë. Që në 10 minutat e para para golit, u duk që skuadra nuk po funksiononte.

E çuditshme është që kur je 1-0 luan me 5 mbrojtësa dhe të kapin në kundërsulm, kjo është e pafalshme. Asllani dhe Bajrami u ndërruan shpejt. Janë lojtarë që i japin frymëmarrje skuadrës. Pas 2-1 ishte një ndeshje për të mos u parë më. Katastrofë përgatitja e ndeshjes në pjesën e dytë. Izraeli ishte një skuadër shumë e fortë.

A ka thënë Reja që objektiv është vendi i parë? Edhe një trajner në superiore, kur erdhi tha që nuk bie kjo skuadër nga kategoria, pastaj në fund tha që po ta kisha marrë që nga fillimi skuadrën do ta kisha shpëtuar. Ore këta italianët janë mjeshtra të fjalës së gjithë. Kombëtarja duhet të fillojë me Asllanin, Bajramin dhe Brojën”, u shpreh Duro.

të fundit

After two decades, Kurti meets again with Swedish ambassador who had sought to serve in Kosovo

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim, të hënën, ambasadoren e re të Suedisë në Prishtinë, Åsa Pehrson,…

6 seconds ago

Hamza confirms PDK’s participation in the September 9 session: we will be in the Assembly

Partia Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në seancën e 9 shtatorit për konstituimin e Kuvendit të Republikës së…

34 seconds ago

Parku memorial për viktimat e modularit në Tetovë mbetet vetëm premtim

Një vit pas dhënies së premtimit për ndërtimin e parkut memorial për viktimat nga zjarri në spitalin modular më 8…

39 seconds ago

British ambassador visits OVL-UÇK, veterans: Our voice is conveyed directly to friends and partners

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë të ditur se kryetari Hysni Gucati, së bashku me bashkëpunëtorë, ka…

59 seconds ago

VIDEO/ Taulant Seferi shënon sërish, arrin në 5 gola që në nisje të sezonit

Taulant Seferi duke festuar golinTaulant Seferi asistoi pak minuta më parë në ndeshjen që ekipi i tij Kayserispor po fiton…

2 minutes ago

Tabaku: The property dispute in Vlora proves state chaos, Rama responsible for two permits on the same land

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar për konfliktin pronësor në Vlorë, duke ia faturuar përgjegjësinë qeverisë dhe kryeministrit…

4 minutes ago