sport

Lojtarët e Liverpoolit kanë gjetur zëvendësuesin e Kloppit, vjen përgjigja direkte nga trajneri

Pep Lijnders ka konfirmuar tashmë se do të largohet nga Liverpooli, së bashkume Jurgen Klopp – pavarësisht se klubi anglez thuhet se dëshiron që ai të marrë postin e trajnerit.

Alan Brazil dhe Dean Saunders pohuan në talkSPORT se ata kanë informacione nga prapaskenat se lojtarët e Liverpoolit duan që ndihmësi aktual i Kloppit të bëhet trajneri i tyre kur gjermani të largohet në fund të sezonit.

Të lidhura

None found

Por, Lijnders e ka trajtuar tashmë mundësinë e qëndrimit në Anfield pas largimit të Klopp, duke thënë: “Askush nuk do ta zëvendësojë Jurgenin.

Unë e kam pasur të qartë, për të qenë i sinqertë, kur biseduam shumë kohë më parë – për mua ishte e qartë dhe ai e bëri edhe më të lehtë për mua”.

“Ne e dinim që në verë, ‘OK po shkojmë drejt fundit të këtij projekti’. Është shumë për mua… luajmë në një finale në 48 orë. E kuptoj, kështu që mendoj se kam dhënë përgjigjen në intervista”.

“Kam marrë gjithmonë oferta dhe zemra ime thotë po, por besnikëria ime ndaj Mike (Gordon) dhe Jurgen tha jo. Kështu që ne ramë dakord ta përfundojmë këtë projekt së bashku dhe kjo është mënyra e duhur për ta bërë këtë”.

“Ata do të gjejnë një trajner të ri me ide dhe unë jam i emocionuar që do të arrij të gjej klubin e duhur. Por, deri në finalen e fundit të sezonit, unë jam i fokusuar te Liverpool dhe kjo është arsyeja pse ne kemi agjentë”, shtoi më tej ai.

Klopp theu zemrat e tifozëve të Liverpoolit në janar kur njoftoi vendimin e tij për t’u larguar në fund të sezonit pas gati nëntë vitesh në krye në Merseyside.

Ai përmendi rraskapitjen dhe paaftësinë për ta bërë punën në mënyrën më të mirë të aftësisë së tij si faktorë shtytës në vendimin e tij për t’u larguar. /Telegrafi/

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

5 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

6 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

6 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

6 hours ago