Categories: shëndetësi

Një pilulë e re ngjall shpresë të madhe për trajtimin e kancerit të pankreasit

Specialistët e vlerësojnë këtë si hapin më të madh në trajtimin e kancerit të pankreasit gjatë dekadave të fundit. Bëhet fjalë për daraxonrasib, një bar që merret çdo ditë dhe që te disa pacientë duket se i zvogëlon tumoret e ndonjëherë, ndoshta, i zhduk ato.

Gjatë provave fillestare, ilaçi u dha së bashku me kimioterapinë 61 pacientëve me kancer të avancuar pankreatik, të diagnostikuar së fundmi dhe me sëmundje të përhapur në pjesë të tjera të organizmit. Sipas rezultateve të raportuara nga BBC, te 90% e pacientëve tumoret ndaluan së rrituri; te pak më shumë se 60% ato u zvogëluan ose u zhdukën; ndërsa te rreth 8%, pra një në 12 pacientë, kanceri nuk shfaqej më në skanimet CT.

Të lidhura

None found

Mjekët theksojnë se ende nuk dihet për sa kohë ilaçi mund ta mbajë sëmundjen nën kontroll dhe se ai nuk duhet parë si shërim. Pacientët u ndoqën mesatarisht për një vit e gjysmë dhe disa nuk patën rikthim të kancerit gjatë kësaj periudhe. Nevojiten studime më të gjata kohore.

Kanceri i pankreasit njihet si një sëmundje shumë e vështirë për t’u trajtuar dhe ka shkallën më të ulët të mbijetesës ndër kanceret e zakonshëm në Britani. Shumica e pacientëve me stad të avancuar mbijetojnë muaj, jo vite. Organizata Cancer Research UK e quajti këtë rezultat “hapin më të madh përpara në dekada”. Dr. Sam Godfrey nga kjo organizatë deklaroi se ilaçi ka arritur të trajtojë “të patrajtueshmen”.

Dr. Wungki Park nga Memorial Sloan Kettering, pjesëmarrës në provë, tha se po vërehen përgjigje më të thella dhe një kohëzgjatje gati dyfish më e madhe e kontrollit të sëmundjes, çka mund të sjellë mbijetesë më të gjatë.

Daraxonrasib është një frenues i KRAS dhe tashmë ka marrë miratimin në Shtetet e Bashkuara. Ai bllokon mutacionet RAS, të cilat nxisin rritjen e tumoreve në shumicën e kancerëve të pankreasit. Mutacione të ngjashme shfaqen edhe në kancere të tjera, përfshirë ato të mushkërive dhe vezoreve, ndaj ky ilaç mund të ndihmojë edhe pacientë të tjerë.

Sipas Cancer Research UK, në Britani çdo vit diagnostikohen rreth 11.500 raste dhe regjistrohen afërsisht 10.200 vdekje.

të fundit

Aktgjykimi i ri ndaj Thaçit dhe rreziku i tensioneve të reja në Kosovë

Vendimi i 17 nëntorit i Dhomave të Specializuara në Hagë, të njohura edhe si Gjykata Speciale, me të cilin ish-presidenti…

7 minutes ago

Si të sigurojmë vitaminë D të mjaftueshme gjatë dimrit?

Vitamina D: Si ta marrim mjaftueshëm gjatë dimrit? — Klan Kosova [...]Read More...

9 minutes ago

Rrezik nga sulmet ajrore në dy rajone polake pas ofensivës ruse në Ukrainë

Banorët e rajoneve Lublin dhe Podkarpackie, në kufi me Ukrainën, kanë marrë mesazhe alarmi për rrezikun e një sulmi ajror,…

9 minutes ago

Ademi: OBRM-PDUKM is our opponent, VLEN is not even consulted about its own ministers

Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, në emisionin “Debat në Shenja”, ka hedhur poshtë pretendimet se BDI është e…

16 minutes ago

Severe accident in Orikum/ Two vehicles collide, one person dies, several others injured

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në qendër të Orikumit, ku dy automjete janë përplasur me…

16 minutes ago

From signal jammers to bug detectors, BIRN: how organized crime is using technology to protect itself from police! Control over banned devices is weak

Nga bllokuesit e valëve te detektorët e përgjuesve, grupet kriminale në Shqipëri po ndërtojnë sisteme të avancuara mbrojtjeje ndaj Policisë…

17 minutes ago