Categories: sport

Llapi zyrtarizon afrimin e Agon Xhakës

Agon Xhaka do të jetë pjesë e Llapit, pasi klubi ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e qendërmbrojtësit nga Malisheva.

Të lidhura

None found

Pas përvojës që pati me Malishevën në Evropë, Xhaka ka firmosur një kontratë dyvjeçare, e vlefshme deri më 2028.

Në anën tjetër, Llapi e sheh sezonin e ardhshëm me synimin për të siguruar Evropën, pasi në dy vitet e fundit ka luftuar për mbijetesë.

Komunikata e plotë pa ndërhyrje:

“KF Llapi ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me qendërmbrojtësin Agon Xhaka, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e familjes bardhekaltër.

29-vjeçari ka nënshkruar kontratë me klubin tonë deri në verën e vitit 2028, duke iu bashkuar projektit të klubit për dy sezonet në vazhdim.

Xhaka vjen në Podujevë pas një periudhe pesëvjeçare shumë të suksesshme me FC Malishevën, ku ishte ndër futbollistët kyç të kësaj skuadre. Gjatë kësaj periudhe ai regjistroi 129 paraqitje zyrtare, duke kontribuar në sukseset e Malishevës – kualifikimet në garat evropiane, për tri sezone radhazi”, thuhet në komunikatë.

të fundit

Currency exchange 28 November 2026/ How much are the dollar and euro bought and sold, and what is happening with other currencies

Ditën e sotme një dollar amerikan, blihet për 81.4 lekë dhe shitet për 82.4 lekë. Euro, blihet me 89.3 lekë…

5 minutes ago

November 28, the day that commemorates independence and unites Albanians around the world

Sot në Shqipëri kujtohet Dita e Pavarësisë. Dita, kur Shqipëria u vetëshpall e pavarur, në Vlorë, më 28 nëntor të…

5 minutes ago

Massive protest against the government and Edi Rama in Tirana today, students and citizens gather to demand the prime minister’s resignation

Në Ditën e Pavarësisë, studentë, qytetarë dhe shqiptarë nga brenda dhe jashtë vendit pritet të mblidhen sot në Tiranë në…

5 minutes ago

Weather forecast for 28 November 2026/ Flood alert! Intensive rain and snowfall expected

Ditën e sotme priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Vlorës, ndërsa në qarqet Berat, Korçë dhe…

6 minutes ago

114 years since the declaration of Albania’s independence

Sot, 114 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e Shtetit Shqiptar. Kuvendi Kombëtar i…

6 minutes ago

Hodai: The higher education system is alarming, with diplomas awarded without attending a single day of classes

Gjendja në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut është alarmante, ndërsa dyshimet serioze për marrjen e paligjshme të diplomave…

6 minutes ago