Llapi do ta presë Dritën në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në ndeshjen që hap xhiron e 10-të të Albi Mall Superligës së Kosovës. Takimi pritet të nisë në orën 14:00.
None found
Skuadra e Tahir Batatinës ndodhet në një moment të vështirë, pasi në nëntë ndeshjet e zhvilluara ka regjistruar vetëm një fitore. Pas tri disfatave radhazi dhe një barazimi, llapjanët kërkojnë rikthimin te fitorja për t’u larguar nga fundi i renditjes.
Drita, e drejtuar nga Ardian Nuhiu, ka shfaqur rezultate të paqëndrueshme në takimet e fundit. Megjithatë, triumfi i rëndësishëm në transfertën ndaj Ballkanit i ka dhënë skuadrës motivimin për të vazhduar me rezultate pozitive dhe për të synuar tri pikët në Podujevë.
Të dy trajnerët kanë vendosur të hedhin në fushë formacionet më të forta të mundshme.
Llapi: Grote; Aliu, Sorensen, Idrizi; Emini, Kolgeci, Ramadani, Hasani, Selimaj; Ademi, D’Almeida.
Drita: Maloku; Be.Krasniqi, Bytyqi, Pëllumbi, Sheji; Limaj, Dabiqaj, Nguena; Jashari, Krasniqi, Balaj.
Një aksion i madh policor po zhvillohet në më shumë se 40 lokacione në vend, ku janë gjetur drogë, armë,…
Tirana - LaçiTirana 0-0 Laçi “Abissnet Superiore”: Java 7Stadiumi: “Stadiumi FK VORA”Arbitër: Egli Spahiu FORMACIONET ZYRTARE: TIRANA: Bekaj; Ilievski, Colley, Stanic, Ndong, Krymi,…
Situata para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, është tensionuar gjatë protestës së studentëve, ku të rinjtë pretendojnë se efektivët e…
Situata para ministrisë së Arsimit është tensionuar sërish, kur të rinjtë kanë hedhur gurë në drejtim të policisë, ndërsa uniformat…
Protestat e studentëve dhe të rinjve në Shqipëri, kanë marrë mbështetjen edhe të studentëve shqiptarë në Universitetin prestigjioz të Harvardit,…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka kërkuar qytetarëve, sipërmarrësve dhe mbështetësve të PD-së të solidarizohen me protestat studentore.…