sport

Kërkesa e parë e Arne Slot tek Liverpooli është transferimi i top yllit të Newcastle

Anthony Gordon është shfaqur si një nga yjet e sezonit për Newcastle United, por ky lojtar tashmë po lidhet me një transferim tek Liverpooli.

23-vjeçari po e shijon sezonin e tij më të mirë këtë vit, pasi ka shënuar 11 gola në 47 ndeshje të luajtura për ‘Laraskat’.

Të lidhura

None found

Gordon u transferua në ‘St James’Park’ në janar të vitit të kaluar, duke u transferuar nga klubi i tij i fëmijërisë Everton aty ku bëri kalimin në ekip të parë pasi fillimisht ishte aktivizuar në grupmosha.

Gordon gjithashtu këtë sezon ka bërë debutimin me Anglinë, dhe mund të jetë kandidat për t’u ftuar nga Gareth Southgate në Euro 2024 në Gjermani.

Kontrata e tij me Newcastle skadon në verën e vitit 2026, por sipas një raportimi të ri nga Daily Star, interesimi i Liverpoolit mund ta detyrojë Newcastlen që ta shesë Gordonin për të balancuar situatën financiare.

Sidoqoftë, duket se Gordon është një kërkesë personale nga Arne Slot i cili pritet ta zëvendësojë Jurgen Kloppin në Stol.

Slot dëshiron që Gordon të jetë në mesin e blerjeve të tij të para këtë verë teksa po synon që ta rinovojë ekipin e Liverpoolit.

Raportimi sugjeron se një ofertë prej 100 milionë eurosh do të nevojitej për të testuar nëse Newcastle dëshiron ta shesë lojtarin. /Telegrafi/

të fundit

Gjermania dhe Franca arrijnë marrëveshje për ndryshimin e politikës evropiane të automobilave

Kancelari gjerman, Friedrich Merz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë rënë dakord për një reformë të gjerë të politikës automobilistike…

4 minutes ago

Ukraina teston StarGate, dronin që mund të evakuojë të plagosurit brenda pak minutash

Një kompani ukrainase ka demonstruar një sistem të ri të pazakontë shpëtimi në fushëbetejë: një dron i aftë të mbajë…

4 minutes ago

Tesla prezanton tri variante të Roadster-it, përfshirë modelin fluturues: rezervimi arrin shifra marramendëse

Tesla po nxjerr në treg tri versione të ndryshme të Roadster-it, dhe kostoja vetëm për të rezervuar një të tillë…

4 minutes ago

Mickoski: Energjia elektrike do të ruajë të njëjtin çmim deri në fund të vitit

Çmimi i energjisë elektrike deri në fund të vitit do të mbetet i njëjtë, ndërsa Qeveria do të angazhohet që…

10 minutes ago

NPB-ja rifillon pagesat dhe punën pas vendimit të Gjykatës Supreme

Kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Banesore, Arton Berisha, ka bërë të ditur sot se ndërmarrja ka proceduar pagat për punëtorët…

16 minutes ago

Pezullohen dy efektivë të Komisariatit nr. 3 pas pamjeve të dhunës ndaj të rinjve në protestë

Pas publikimit në rrjetet sociale të disa videove ku shfaqen dy punonjës policie duke tejkaluar detyrën dhe parimin e proporcionalitetit…

22 minutes ago