Categories: sport

Liverpooli mbyll marrëveshjen për spanjollin Victor Munoz, publikohen detajet

Liverpooli ka hyrë papritur në garë për anësorin e Osasunës, Victor Munoz, edhe pse lojtari raportohej pranë kalimit te Newcastle United, me klubin nga Anfield që ka arritur ta finalizojë këtë transferim në kohë shumë të shpejtë.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, kalimi i Munoz nga Osasuna te Liverpooli gjatë kësaj vere tashmë konsiderohet i përfunduar.

Të lidhura

None found

“EKSKLUZIVE: Liverpooli është gati të nënshkruajë me Victor Munoz. Ja ku jemi!. Gjithçka gati për të nënshkruar dhe një tjetër surprizë e madhe”, ka shkruar fillimisht Romano.

Romano bëri të ditur gjithashtu se Newcastle kishte zhvilluar për një kohë bisedime të avancuara me Osasunën për talentin e ri spanjoll, përpara se Liverpooli të futej në mes.

“Pas marrëveshjes surprizë me Liverpoolin: 40 milionë euro për Victor Munoz, klauzola e lirimit është aktivizuar, vizitat mjekësore janë kryer tashmë në SHBA”.

“Deklarata zyrtare do të vijë këtë javë. Surprizë e madhe pas rrëmbimit të lojtarit, me Real Madridin që mori 20 milionë euro”, shtoi Romano.

Nga ana tjetër, gazetari Ben Jacobs raporton se Munoz do të firmosë një kontratë gjashtëvjeçare me Liverpoolin.

22-vjeçari nga Spanja luan në repartin ofensiv dhe vlerësohet si një armë e rrezikshme në tranzicion, diçka që do t’i shërbente planeve të Andoni Iraolës për rikthimin e futbollit me intensitet të lartë.

Gjatë sezonit të kaluar, Munoz realizoi gjashtë gola me Osasunën në La Liga dhe kontribuoi edhe me dy asistime.

të fundit

Pronari i Milanit sinjalizon interes për yllin e Real Madridit: “Ndër më të mirët në botë, ndoshta më i miri

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…

2 hours ago

According to Wall Street Journal, Kim Jong Un is expanding North Korea’s nuclear capabilities – what satellite images revealed

Ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te konflikti me Iranin, Koreja e Veriut po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore. [...] Read…

2 hours ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 22 Nentor 2026

Dashi Nuk do keni aspak dyshime sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gati te hidhni hapa me…

2 hours ago

Studimi zbulon se vetmia dhe izolimi social mund të përshpejtojnë plakjen biologjike

Dy gjëra mund të përshpejtojnë plakjen biologjike — Klan Kosova [...]Read More...

2 hours ago

Sioni merr fitoren falë golave të Rrudhanit dhe Nivokazit

Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi kanë shkëlqyer në fitoren e Sionit ndaj Servettes, duke shënuar nga një gol në triumfin…

3 hours ago

Real Madridi përmbys Celta Vigon në pjesën e dytë dhe fiton 2-1

Real Madridi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Celta Vigos, duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për…

3 hours ago