Categories: sport

Araujo tregon kuptimin e veçantë të numrit 33 që do të mbajë te Liverpooli

Ronald Araujo është zyrtarizuar si përforcimi i dytë i Liverpoolit gjatë kësaj vere, pas anësorit Victor Munoz, i cili u transferua nga Osasuna për rreth 40 milionë euro.

Të lidhura

None found

Mbrojtësi uruguaian do të luajë për një sezon në “Anfield” në formë huazimi nga Barcelona. Marrëveshja mes klubeve përmban edhe mundësinë e blerjes së tij përfundimisht në fund të sezonit, për shumën prej 55 milionë eurosh.

Transferimi i 27-vjeçarit vjen në një periudhë delikate për Andoni Iraolën, pasi disa prej mbrojtësve të skuadrës së tij janë përballur me dëmtime.

Debutimi jozyrtar i Araujos pritet të ndodhë më 16 gusht, në përballjen kundër Comos. Një javë më pas, ai synon të jetë në formacionin titullar ndaj Newcastle United, në ndeshjen e parë të Liverpoolit në Ligën Premier, që do të zhvillohet në “St James’ Park”.

Uruguaiani do të përdorë fanellën me numrin 33, e cila për herë të fundit te Liverpooli ishte mbajtur nga Jordon Ibe në vitin 2016. Në epokën e Ligës Premier, këtë numër e kanë pasur gjithashtu Jonjo Shelvey, Sebastian Leto dhe Neil Mellor.

Te Barcelona, Araujo luante me numrin 4, por kjo fanellë te Liverpooli i përket Virgil Van Dijk. Megjithatë, zgjedhja e numrit 33 nuk është bërë rastësisht, pasi ai ka një domethënie të rëndësishme personale për mbrojtësin.

“Është një numër që më pëlqen dhe që ka rëndësi të veçantë për mua. Është interesante, sepse pikërisht me këtë numër bëra debutimin tim si profesionist”, deklaroi Araujo në intervistën e tij të parë.

“Për mua, ai lidhet edhe me një aspekt personal. Ka të bëjë me besimin tim, si dhe me marrëdhënien që kam me Jezusin, Zotin dhe fenë”.

“Është diçka për të cilën kam biseduar dhe kam zhvilluar një diskutim të mirë me miqtë, familjen, partneren dhe prindërit e mi. Jam shumë i lumtur ta mbaj këtë numër për shumë arsye”, përfundoi ai.

të fundit

Elmazi firmos lejen për sallën e re sportive në Medresenë “Isa Beu” në Kondovë

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka nënshkruar lejen e plotfuqishme për ndërtimin e sallës së sportit në Medresenë…

7 minutes ago

Moti ndryshon nga nesër në Maqedoninë e Veriut, reshje të fuqishme parashikohen të enjten

Maqedonia e Veriut sot do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta lokale.…

8 minutes ago

Po protestonin në mënyrë paqësore, policia hedh ujë me presion në drejtim të studentëve dhe pedagogëve

Situata para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, ku gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve, policia ka përdorur ujë dhe spraj…

12 minutes ago

Qeveria pritet t’i përgjigjet ICMG-së pas takimit urgjent për Prishtina 2030

Zhvillime të reja ka në procesin e përgatitjeve për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, pas vërejtjeve të Komitetit Ndërkombëtar…

16 minutes ago

Drone footage/ Students flood the capital’s streets on the eighth day of protests

Pamjet e filmuara me dron tregojnë një numër të madh studentësh dhe pedagogësh që kanë marshuar në rrugët e Tiranës…

21 minutes ago

Arbërie Nagavci reagon ndaj thirrjeve për rishqyrtimin e Ligjit të Speciales në Kuvend

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas kërkesave që Presidentja ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim ligjin për…

22 minutes ago