Gara për Jamie Leweling është zgjeruar, pasi Liverpooli ka shfaqur interes për anësorin e Stuttgartit, ndërkohë që oferta e Romës për reprezentuesin gjerman është refuzuar.
None found
Patrick Berger, gazetar i Sky Sport Germany, raporton se klubi italian po vijon përpjekjet për 25-vjeçarin. Roma kishte paraqitur një formulë huazimi me detyrim blerjeje, vlera e përgjithshme e së cilës do të tejkalonte 40 milionë euro.
Në propozimin e Romës, rreth 5 milionë euro ishin përcaktuar si pagesë për huazimin, ndërsa shuma e mbetur do të derdhej në momentin e transferimit përfundimtar. Stuttgarti, megjithatë, nuk e ka pranuar këtë ofertë.
Pavarësisht përgjigjes negative, Roma nuk është tërhequr nga gara. Për ta bindur Lewelingun që të kalojë në Serie A, klubi raportohet se ka përgatitur për të një kontratë pesëvjeçare.
Situata është bërë më konkurruese, pasi përveç Romës, edhe Liverpooli dhe Evertoni thuhet se po ndjekin nga afër zhvillimet rreth anësorit. Interi kishte shfaqur më herët interes për lojtarin, por klubi zikaltër tashmë nuk është i vetmi emër i madh që po monitoron të ardhmen e tij.
Paraqitjet në krah me Stuttgartin kanë bërë që Leweling të tërheqë vëmendjen e disa klubeve evropiane, ndërsa ende nuk ka qartësi se ku do të vazhdojë karrierën.
Fredi Beleri, eurodeputet i Demokracisë së Re, është përfshirë gjatë orëve të fundit në një përplasje politike në Greqi për…
Greqia dhe Italia po shfaqen si dy nga shtyllat kryesore evropiane për mbrojtjen e anijeve tregtare në Detin e Kuq,…
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar publikimin e plotë dhe pa redaktime të aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve…
Brightoni ka dhuruar spektakël në shtëpi për të regjistruar një fitore të madhe ndaj Arsenalit.Vendasit ishin të jashtëzakonshëm nga minuta…
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se kërkimi ynë nuk do të ndalet, pas lajmit se…
Klubi nga Drenasi Feronikeli ’74 ka triumfuar në shtëpi ndaj Vushtrrisë, në kuadër të xhiros së shtatë në Superligën e…