Categories: sport

Feronikeli ’74 mposht bindshëm Vushtrrinë në Drenas

Feronikeli ’74 ka siguruar tri pikët në shtëpi, pasi e mposhti Vushtrrinë me rezultat 3-1 në ndeshjen e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës.

Të lidhura

None found

Skuadra vendase zhvilloi një paraqitje të mirë, ndërsa epërsinë ia dha Kresimir Luetic në minutën e 39-të, pas asistimit të bukur nga Cërvadiku.

Luetic realizoi sërish në minutën e 64-t, këtë herë duke shfrytëzuar pasimin e Selmanit për golin e dytë të Niklit.

Tri minuta më vonë, Lorik Dobratiqi e vulosi fitoren me golin e tretë, të shënuar në minutën e 68-të pas asistimit të Prapashticës.

Vushtrria arriti vetëm golin e nderit në minutën e 71-të, kur Kreshnik Bahtiri realizoi pas asistimit të Maxhunit.

Pas këtij triumfi, Nikli arrin në kuotën e gjashtë pikëve, kurse Vushtrria vazhdon të jetë skuadra e vetme pa asnjë pikë.

të fundit

Lista Studentore premton dialog me Prishtinën, por brenda kornizës kushtetuese serbe

BE-ja i kujton Beogradit se ndërrimi i pushtetit nuk i ndryshon detyrimet nga Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit.…

3 minutes ago

Kurti paralajmëron miratimin e buxhetit 2027: investimet kapitale kapërcejnë 1 miliard euro

Kryeministri tha se për herë të parë shpenzimet kapitale do të kalojnë kufirin e një miliard eurove. Qeveria e Kosovës…

3 minutes ago

Besimi te dashuria përplaset në Big Brother VIP Kosova, Anjeza, Zoja dhe Antoneta kundër Akilit

Tema e dashurisë ka nxitur diskutime mes banorëve të Big Brother VIP Kosova, ku ata kanë ndarë mendimet dhe përvojat…

3 minutes ago

Arlinda synon të bëhet vampiri më i mirë

Arlinda ka tërhequr vëmendjen me përgatitjet e saj për festën e Halloween-it, duke zgjedhur një paraqitje të veçantë që nuk…

4 minutes ago

Për ty i jap dy, nuk më dhimbet” – Bejta ngacmon Shqiponjën, ndërsa Zoja përgjigjet me humor

Një moment interesant është krijuar mes banorëve, teksa Bejta po shpërndante cigare. Kur Shqiponja i kërkoi cigare, Bejta iu përgjigj…

4 minutes ago

Loja mes Arlindës dhe Olechkës përfundon në debat: “Nuk ke të drejtë të më prekësh

Arlinda dhe Olechka nisën të ilustronin një intervistë në formë loje, por ajo që filloi si një moment argëtues, shumë…

4 minutes ago