Barcelona kanë bërë përgatitjet e fundit para se të marrin udhë në drejtim të Arabisë Saudite, në kërkim të trofeut të parë për këtë sezon.
Pas tri ditësh, të besuarit e Xavit do të përballen me Osasunën në kërkim të një vendi në finalen e madhe.
Blaugranasit janë duke u përballur me mungesën e disa lojtarëve kyç dhe tashmë është bërë e ditur lista e lojtarëve që nuk do të udhëtojnë në Lindjen e Mesme.
1.Gavi – lëndim i ACL-së, jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit.
2.Marcos Alonso – lëndim në shpinë, jashtë fushave deri në muajin mars.
3.Marc Andre Ter Stegen – lëndim në shpinë, jashtë deri në mesin e muajit shkurt.
4. Inigo Martinez – lëndim muskulor, jashtë deri në mesin e muajit shkurt.
Sa i përket dyshes Joao Cancelo dhe Pedri, ata kanë stërvitur normalisht me pjesën tjetër të grupit sot dhe sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, që të dy pritet të udhëtojnë në Riad, por me shumë mundësi do ta nisin ndeshjen nga banka rezervë.
Alejandro Balde në anën tjetër është rikuperuar nga gripi dhe i është bashkuar ekipit.
I vetmi lojtar në dyshim për këtë ndeshje është Ilkay Gundogan, i cili nuk ishte pjesë e stërvitjes, por që aryset nuk dihen ende. /Telegrafi/
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot mund të ndiheni më të lidhur emocionalisht me partnerin apo…
Dita e nesërme pritet të shoqërohet me rreshje intensive shiu në qytetin e Durrësit. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për…
Çmimi i Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë, ka rënë nën nivelin e 53,300 eurove, duke shënuar një nga…
Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar Iranin se Trump 'ka shumë opsione' përveç diplomacisë. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë…
Nuk ka një ditë të qetë për Cristiano Ronaldon, as për ditëlindje. Pavarësisht se u kthye në stërvitje me Al…
Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka deklaruar se kryeministri Rama ka tentuar dy herë ta bindte të bëhej me…