Categories: sport

Licesteri i jep “leksion” Man United, City mposht “pastër” Burnley (VIDEO)

Kanë përfunduar edhe dy ndeshje të rëndësishme ditën e sotme në Premier League të vlefshme për javën e tetë.

Ajo që ka dhuruar më së shumti emocione ka qenë padyshim përballja mes Licester City-t dhe Manchester United.

“Djajtë e Kuq” kaluan të parët në avantazh me një super gol të talentit Greenëood në minutën e 19, ndërsa vendasit do të barazonin po ashtu me një super gol të Tielemans në minutën e 31 që do të vinte pas një gabimi të Maguire.

Pjesa e parë mbyllet në barazim, 1-1.  E dyta nis me të njëjtin ritëm, me Solskjaer që hedh në fushë sulmuesin Rashford.

Gjithçka do të përmbysej në minutën e 78, me Licesterin që do të shënonte edhe golin e dytë me Soyuncu, por që vetëm 4 minuta më vonë, Rashford do të rikthente barazimin.

Spektakli nuk kishte mbaruar, në aksionin e radhës ende pa u mbushur një minut, Vardy dërgon sërish topin në rrjetë duke rikthyer avantazhin dhe në minutat shtesë do të vulosej gjithçka me një gol te Daka.

4-2 do të ishte edhe rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje me plot emocione.

Manchester City do të fitonte pa shumë vështirësi ndaj Burnley  me rezultatin e pastër, 2-0.

Ndeshje do t’u zhbllokonte në minutën e 12 nga portugezi, Bernardo Silva. Pjesa e parë do të mbyllej me avantazh minimal të “citizens”.

Në pjesën e dytë, Kevin De Bruyne do të shënoj edhe golin e dytë dhe të sigurisë në minutën e 70. /albeu.com

të fundit

Pesë gola në Islandë, Vllaznia i luan shanset e kualifikimit në shtesë

Vllaznia ka humbur në kohën e rregullt 3-2 me Vikingur Reykjavik në sfidën e kthimit në Islandë, e vlefshme për…

8 minutes ago

Porti i Ri në Porto Romano, qeveria vendos shpronësimin e pronave private, 815 milionë lekë kompensime në total

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka vendosur shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme që…

12 minutes ago

Hamasi i gatshëm të vazhdojë negociatat për armëpushim, por me një kusht: Të përmirësohet kriza humanitare në Gaza

Hamas ka deklaruar se mbetet i angazhuar për të vazhduar negociatat drejt një armëpushimi të përhershëm dhe tërheqjes së plotë…

38 minutes ago

Dua Lipa merr shtetësinë e Kosovës, Osmani: Krenare gjithmonë me ty

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka dhënë shtetësinë e Republikës së Kosovës këngëtares me famë botërore, Dua Lipës. Me…

48 minutes ago

Panik në ajër/ Turbulenca gjatë fluturimit për në Amsterdam, avioni i Delta Airlines bën ulje emergjente në SHBA, plagosen 25 persona

Një aeroplan i Delta Airlines që fluturonte për në Amsterdam u detyrua të bënte një ulje emergjente në Minneapolis të…

1 hour ago

Qeveria jep dritën jeshile, kredi pa interes për disa kategori sociale, ja kush përfiton

Vendimi që përcakton institucionet përgjegjëse dhe procedurat që duhet të ndjekin familjet për të përfituar kredi për banesë me interes…

2 hours ago