Shqipëria do të përballet në ditën e nesërme kundër Polonisë në transfertë. Përpara këtij takimi kanë dalë në konferencën për shtyp trajneri Reja dhe portieri Etrit Berisha, që sipas të gjitha gjasave do të jetë në fushën e lojës si kapiteni i ekipit duke kaluar Strakoshën. I pari ishte Berisha që komentoi kundërshtarin, ndërsa më pas ishte radha e Rejës që të bënte vlerësimet.
“E dimë se do të jetë ndeshje e fortë. Polonia ka 7 vite që nuk humbet në shtëpi, ia dimë vlerat. Por e dimë se po rritemi si skuadër, kemi ekip kompakt, sulmuesit po punojnë mirë dhe janë në formë. Kemi marrë gjithmonë komplimente edhe për mbrojtjen dhe mund të luajmë mirë në kundërsulm. Kjo ndeshje kërkon përqendrim dhe nuk duhet të harrojmë për asnjë moment mbrojtjen. Presingu duhet të fillojë që në sulm, që ta vendosim në vështirë. Është një nga ato ndeshjet që nuk na lejohet asnjë gabim.
None found
Sousa? Nuk ka pasur rezultate të mira pasi nuk është Kombëtarja si klubi. E kam mik. Shpresoj që t’i zgjidhen këto halle dhe probleme që ka dhe të vijë në rezultatet pozitive, por sigurisht, pas ndeshjes me Shqipërinë. Mos mendoni se Shqipëria do të rrijë vetëm në mbrojtje, ne kemi ar.më shumë të forta për të përdorur në sulm dhe për të bërë keq”, u shpreh Reja.
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…
Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…