Bayern Munchen duket se nuk ka vonuar të gjejë zëvendësuesin e sulmuesit Robert Lewandowski, kontrata e të cilit me klubin përfundon verën e ardhshme. E sikurse ka bërë me vetë polakun, por edhe lojtarë të tjerë në vitet e fundit, bavarezët do të kërkojnë me ngulm të marrin te rivalët e Borussia Dortmund, sulmuesin kryesor, Erling Haaland.
Sipas “Bild”, negociatat për rinovimin e 32-vjeçarit nuk po ecin si duhet, dhe ka shumë gjasa që ai të largohet nga Bayern vitin e ardhshëm. Vendin e qendërsulmuesit do ta marrë norvegjezi, një zgjedhje që shumë e kanë parashikuar që kur ai vendosi të bashkohej me Dortmund.
None found
Një tjetër media gjermane, “Sort1”, shkruan se drejtuesit e Bayern nuk po bëjnë shumë zhurmë për Haaland, në mënyrë që Lewandowski të mos shqetësohet dhe të vendosë të largohet që këtë verë. Vetë sulmuesi ka deklaruar pak ditë më parë se të gjitha alternativat janë të hapura, pas interesimit të Chelsea-t për të.
Qeveria italiane njoftoi të premten se po pezullonte regjimin e lëvizjes së lirë me Spanjën, siç parashikohet në Traktatin e…
Policia ka identifikuar autorët e dyshuar të konfliktit të ndodhur rreth orës 01:10 të datës 31 korrik 2026 në Tepelenë,…
Arsenali ka bërë një hap të rëndësishëm në përpjekjen e tij ambicioze për transferimin e Vinicius Junior, pasi raportohet se…
Dashi Jupiteri do e favorizoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do dashuroheni pa fund me partnerin tuaj dhe…
Nissan po përballet me një periudhë të vështirë dhe drejtuesit e kompanisë paralajmërojnë se nevojiten ndryshime të mëdha për të…
Qeveria italiane njoftoi të premten se po pezullonte regjimin e lëvizjes së lirë me Spanjën, siç parashikohet në Traktatin e…