Categories: sport

Lewandowski: Jam si vera, po bëhem më i mirë

Sulmuesit të Bayernit të Mynihut, Robert Lewandowski, iu dorëzua këtë të martë “Këpuca e Artë” e Europës, trofeu prestigjioz individual, i fituar prej tij falë 41 golave të shënuar sezonin e kaluar në Bundesligë.

Edhe pse ka mbushur 33-vjeç, polaku këmbëngul se ka ende shumë për të dhënë në nivelet më të larta dhe se është i përkushtuar për të fituar trofe të tjerë me Bayernin.

Të lidhura

None found

“Nuk kam pse të provoj veten në një ligë tjetër. Në Ligën e Kampionëve mund të garoj me më të mirët e kampionateve të tjera. Jam 100 për qind i fokusuar te Bayerni, nuk mendoj për asgjë tjetër veç ekipit tim”.

“Poli”, siç thirret ndryshe Lewa, ka kontratë me kampionët dhe rekordmenët gjermane deri në vitin 2023, dhe ai nuk po mendon të heqë dorë nga futbolli.

“Mosha është thjesht çështje shifrash. Ndihem shumë mirë, kam vlerat më të mira që kam pasur ndonjëherë. E di se ende mund të luaj në nivelin më të lartë për vitet në vazhdim. Jam si vera e mirë dhe shpresoj të bëhem edhe mi mirë me kalimin e kohës”.

Statistikat e Lewandowskit nuk e shmangin dot krahasimin me dy të mëdhenjtë e futbollit, që janë ende në aktivitet, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

“Garën e kam gjithmonë me veten time. Ajo që bëjnë ata të dy është diçka që mund të mos përsëritet për një kohë të gjatë. Unë shoh atë që mund të bëj dhe jap. Duhet shumë punë dhe respekt.”

të fundit

Von der Leyen condemns Israel’s plan to build settlement units in the occupied West Bank

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i është bashkuar reagimeve të ashpra të vendeve evropiane duke dënuar planet…

1 hour ago

Barcelona dhe Aston Villa hyjnë në garë për Folarin Balogun

Gara për transferimin e sulmuesit të Monacos, Folarin Balogun, është bërë edhe më interesante, pasi në garë janë futur Barcelona…

2 hours ago

Horoskopi 22 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

DASHI Kjo duket ditë shumë e mirë për të bashkëpunuar kështu që mund të vendosni që të mblidhni shokët ose…

2 hours ago

Bismark shënoi dhe luajti në mbrojtje, sulmuesi i Skënderbeut: Synojmë edhe titullin kampion

Charles BismarkVllaznia dhe Skënderbeu kanë barazuar mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e parë të sezonit të ri të “Abissnet Superiore”…

2 hours ago

Von der Leyen: Dënon planin e Izraelit për të ndërtuar njësi vendbanimesh në Bregun Perëndimor të pushtuar

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i është bashkuar reagimeve të ashpra të vendeve evropiane duke dënuar planet…

2 hours ago

Borshi pas barazimit me Skënderbeun: Nga avantazhi 2-0 duhet të mësosh, mbrojtja ende nuk ka krijuar harmoninë

Ergi BorshiVllaznia dhe Skënderbeu kanë barazuar mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e parë të sezonit të ri të “Abissnet Superiore”…

2 hours ago