Categories: sport

A duhet ta fitojë “Topin e Artë? Lewandowski: Numrat flasin vetë

Sulmuesi i Bayern Munich dhe i kombëtares polake, Robert Lewandowski është duke kaluar momentet më të mira të karrierës së tij.

Ai është shprehur se fitimi i “Topit të Artë” do ta bënte krenar, pas shumë titujsh të fituar dhe mjaft golave të shënuar.

Të lidhura

None found

Mundësia për të fituar Topin e Artë më bën krenar. Nëse merrni parasysh gjithçka që kam arritur jo vetëm këtë vit, por edhe vitin e kaluar, që ceremonia është anuluar, unë kam fituar shumë tituj, kam shënuar shumë gola.

“Do të kishte shumë rëndësi për mua ta fitoja atë: duke fituar Ligën e Kampionëve, Super Kupën, Kupën e Botës për Klube, unë theva rekordin e Gerd Müller me 41 gola në Bundesliga, ishte diçka mbresëlënëse “, shtoi lojtari në një intervistë për gazetën spanjolle Marca.

Lewa është një nga sulmuesit më të mirë të dekadës së fundit, por qendra e vëmendjes nuk është për të: “Nuk kam nevojë për më shumë vëmendje që të ndihem më mirë. Dua të ndihem i lumtur me veten time, dua që njerëzit të flasin për mua për atë që dua bëj në fushë, për statistikat e mia, për golat e mi, për titujt e mi.”

Nga golat dhe titujt, Lewandowski ka grumbulluar disa në Bavari: sezonin e kaluar ai gjithashtu arriti të mposhtë rekordin historik të golave ​​të Gerd Muller.

“Pasi munda rekordin e Muller nuk mund të fleja mirë. Atë ditë, në atë lojë ndërsa po përpiqesha të shënoja atë gol, mendova se sa e vështirë ishte mendërisht sepse të gjithë po flisnin për të. E dija që isha shumë afër, se unë do të bëja historinë, ishte e vështirë.

Me të mbërritur në 2014 në një transferim falas nga Borussia Dortmund në Bayern Munich, Lewandowski takoi Pep, i cili ndryshoi mënyrën e tij të të parit të futbollit.

“Ai më mësoi ta shikoj futbollin nga një këndvështrim tjetër. Pas përvojës me Guardiolan, unë mendoj për futbollin në një mënyrë tjetër, unë shoh se kush e ka gabim, kush mund të ketë bërë më mirë dhe si mund të shkosh gjithmonë një hap përpara rival”, ka përfunduar Lewandowski.

të fundit

Nikolloski: Ende mungon një zgjidhje përfundimtare për transportuesit tanë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…

6 minutes ago

Stërnipi i Benito Mussolinit realizon golin e parë në Serie A, pikërisht në përvjetorin e Marshimit mbi Romë

Romano Floriani Mussolini, 23-vjeçari që është stërnipi i diktatorit fashist italian Benito Mussolini, ka shënuar golin e tij të parë…

10 minutes ago

Franca shqyrtoi kufizimin e rrjeteve sociale dhe ndërprerjen e internetit celular gjatë protestave

Qeveria franceze shqyrtoi mundësinë e kufizimit të aksesit në rrjetet sociale, madje edhe të ndërprerjes së internetit celular në zona…

10 minutes ago

Fewer children were detained by police as the number of child victims rises in Macedonia

Gjithsej 1.201 fëmijë ishin në konflikt me ligjin dhe u thirrën në stacionin e policisë në vitin 2025. Kjo përfaqëson…

16 minutes ago

Pacolli announces that the Special Prosecution has closed its investigation into the grants case

Ministrja e Mjedisti dhe ish- deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale e ka…

17 minutes ago

Suspect in Arlinda Zekaj’s murder threatened police: “I won’t surrender; I’ll kill you too

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe…

17 minutes ago