Robert Lewandowski kishte refuzuar një ofertë të jashtëzakonshme nga Arabia Saudite përpara se të largohej nga Barcelona dhe të transferohej te Chicago Fire. Prapaskenat janë bërë të ditura nga përfaqësuesi i tij, Pini Zahavi.
None found
Gjatë një interviste për SportoweFakty, agjenti tregoi se sulmuesit polak i ishte propozuar një marrëveshje dyvjeçare me pagë 100 milionë euro për sezon. Megjithatë, Lewandowski zgjodhi të mos e pranonte, pasi synonte ta vazhdonte karrierën te Barcelona.
“Në janar të vitit 2026, Roberti kishte në tavolinë një ofertë dyvjeçare me vlerë 100 milionë euro për sezon. Ai e refuzoi sepse donte të luante për Barcelonën”, deklaroi Zahavi.
Pas përfundimit të aventurës me klubin katalanas, për 37-vjeçarin interes u shfaq edhe nga Porto, Milani dhe Juventusi, por asnjë prej këtyre mundësive nuk u shndërrua në transferim.
Lewandowski përfundimisht zgjodhi Chicago Fire, pasi u bind nga projekti i klubit dhe trajneri Gregg Berhalter. Ai nënshkroi një kontratë dyvjeçare me vlerë rreth 40 milionë dollarë, e cila e bëri lojtarin e dytë më të paguar në MLS, pas Lionel Messit.
Zahavi ndau gjithashtu fjalët emocionuese që presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i kishte kërkuar t’ia përcillte sulmuesit polak në çastin e largimit.
“I thuaj Robertit se e duam. Ai është pjesë e historisë sonë, njeriu që e shpëtoi Barcelonën”, ishte mesazhi i Laportës.
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan blihet me 80.7 lekë dhe shitet me 81.7 lekë. Euro blihet me 90.6 lekë…
Rritja e çmimeve po bëhet një burim i konsiderueshëm i të ardhurave shtesë në buxhetin e shtetit. Sipas parashikimeve të…
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka deklaruar se Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina mund të shënojnë…
Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjatë ditës së sotme, janë paraparë të mbahen disa takime të komisioneve parlamentare, ku…
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh…
Dashi Dashi do ta nisë ditën me shumë energji dhe me dëshirën për të arritur objektiva konkrete. Kjo mund të…