sport

Levandovski ‘gjen’ veten te Barça, nisja më e mirë në 5 vite

Robert Levandovski (36 vjeç) e ka nisur mjaft mirë sezonin në La Liga.

Polaku ka rigjetur instinktin e “vrasësit” në zonë. Për të dytën ndeshje radhazi ai ishte vendimtar me golin e tij për t’i dhënë fitoren Barçës.

Të lidhura

None found

Pas dopjetës kundër Valencias në javën e parë, ai shënoi golin vendimtar në suksesin kundër Bilbaos (2-1).

Pa harruar faktin se ndaj baskëve, polaku ka qenë i pafat në dy raste, teksa është ndalur nga shtylla.

Tre gola në dy ndeshje që ftojnë optimizëm me atë që do të vijë në këtë sezon.

Këta tre gola në dy javët e para të La Liga-s janë fillimi më i mirë i Levandovskit në tri sezonet e tij si lojtar i Barçës.

Por ato gjithashtu përmirësojnë rekordet e dy sezoneve të mëparshme me Bajernin e Mynihut.

Në sezonin e tij të parë si lojtar i Barcelonës në atë 2022- 2023, polaku shënoi dy gola në dy ndeshjet e para të kampionatit falë dygolëshit të tij kundër Sociedadit, ndërsa në sezonin e kaluar nuk shënoi asnjë gol në dy ndeshjet e para në la Liga.

Me Bajernin, Levandovski shënoi dy gola në dy ndeshjet e para të Bundesligës 2021-2022, me golat kundër Monçengladbahut dhe Këlnit.

Në sezonin 2020-2021, Leva pati vitin e tij më të mirë në nivelin e realizimeve me 41 gola në 29 ndeshje në Bundesligë, por shënoi vetëm një gol në dy javët e para të kampionatit.

Në atë sezon ai ishte nën komandën e Hansi Flik, i cili pas fitores kundër Bilbaos, nuk ngurroi ta vlerësonte sulmuesin si një nga arkitektët e mëdhenj të fitores.

“Ai është një golashënues, një golashënues i lindur dhe goli i tij na ka dhënë tre pikë dhe fitoren. Roberti është shumë profesionist, ai e merr shumë seriozisht çështjen e gjendjes fizike, është çështje trupi, jo moshe”, tha Flik.

të fundit

Në Kuvend zhvillohen diskutime për të drejtat e njeriut, diplomacinë dhe financat

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjatë ditës së sotme, janë paraparë të mbahen disa takime të komisioneve parlamentare, ku…

5 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit 4 Nëntor 2026, ja sa do të jenë temperaturat

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh…

6 minutes ago

Nga dashuria te karriera, zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë 4 nëntor 2026

Dashi Dashi do ta nisë ditën me shumë energji dhe me dëshirën për të arritur objektiva konkrete. Kjo mund të…

13 minutes ago

U.S. midterm elections: Democrats lead in early congressional results

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

5 hours ago

How Vuçiç’s system is being dismantled: Arrests, resignations and attempts to destroy evidence of crimes

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

5 hours ago

She raised her son alone after separating from her husband: New details emerge in killing of 39-year-old Albanian woman by her 21-year-old son in Italy

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se…

5 hours ago