Barcelona e ka nisur mirë sezonin 2024-2025 falë hapit pozitiv që është bërë në aspektin sulmues. Golashënuesi më i mirë në La Liga për momentin, Levandovski, por ndihmohet shumë nga Rafinja dhe Lamin Jamal.
Treshja e sulmit të Barcelonës, Leva-Rafinja-Jamal formon për momentin treshen me kontributin më të lartë (16 gola) nga pesë ligat kryesore evropiane, në të cilat asnjë ekip tjetër nuk ka shënuar më shumë se katalanasit (25 gola).
None found
Pas tyre janë vjen Paris SG-ja me 20 gola, Bajerni i Mynihut me 17 gola, Reali i Madridit gjithashtu me 17 gola, sikurse dhe Vijarreali, rivali i sotëm i Realit në Liga. Sistemi i ri i Hansi Flikut e ka ndihmuar ekipin të gjejë më lehtë golin. Me një stil më të drejtpërdrejtë loje dhe presion të përmirësuar, të tre lojtarët kanë përmirësuar kontributin e tyre. Levandovski (7), Rafinha (5) dhe Lamin Jamal (4), me 16 gola nga 25 gjithsej të ekipit, përbëjnë 64% të golave të katalanasve.
Rendimenti i tyre është shumë më i lartë se në të njëjtën periudhë një sezon më parë, kur pas 8 takimesh, polaku kishte pesë gola në llogari, braziliani dy gola, ndërsa Jamal nuk ishte shfaqur ende në horizont. Blaugranat ia kalojnë sulmeve të tjera si Çelsi (13) me Palmer (6), Niko Xhekson (4) dhe Madueke (3) ose PSG-ja (gjithashtu 13) me Barkola (6), Dembele (4) dhe Kang-Li (3). Tridentët e Bajernit dhe Shtutgartit ndjekin nga afër me nga 11 gola. Barça lë pas dhe treshen e mrekullueshme të Realit, Vinicius-Mbape-Rodrigo.
Mediat britanike kanë publikuar fotografinë e njërit prej dy shqiptarëve të akuzuar për vjedhjen në rezidencën mbretërore të Princit William…
Fluksi i udhëtarëve në prag të Ditës së Falënderimeve ka shkaktuar trafik të rënduar në Los Angeles, ku mijëra automjete…
Mediat britanike kanë publikuar fotografinë e njërit prej dy shqiptarëve të akuzuar për vjedhjen në rezidencën mbretërore të Princit William…
Fluksi i udhëtarëve në prag të Ditës së Falënderimeve ka shkaktuar trafik të rënduar në Los Angeles, ku mijëra automjete…
Krijimi i kushteve të barabarta të konkurrencës, forcimi i lidhjeve mes kompanive amerikane dhe shqiptare, si dhe investimi te brezi…
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka zbuluar emrin që PD ka përzgjedhur si kandidat të mundshëm për Bashkinë e…