Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, iu drejtua aksionerëve të klubit, si çdo vit, duke shpjeguar arsyet pse beteja me UEFA-n do të vazhdojë.
Presidenti i klubit bianconero konfirmoi synimin e tij për të vazhduar betejën për krijimin e Superligës së bashku me Real Madridin dhe Barcelonën:
None found
“Institucionet e futbollit, të cilat fillimisht ishin palë të treta të pavarura, janë bërë organizatorë, ndërmjetësues dhe shpërndarës të produktit të futbollit, dhe në fund marrësit dhe shpërndarësit e fitimeve”, shkruan Albeu.com, marrë nga AS.
Presidenti nënvizoi edhe një herë rëndësinë e tërheqjes së vëmendjes së të rinjve: “është folur shumë për brezin e ri. Prandaj, sipas mumrit 1 ka tre vlera thelbësore për të vazhduar synimin e Superligës: “Kontrolli i shpenzimeve, i cili kontribuon në balancimin e garave; një angazhim për zhvillimin e talenteve për një koncept të ri të ‘meritokracisë’ (i cili nuk mund të bazohet vetëm në garat e brendshme për balancat gjeopolitike dhe tregtare që duhet të mbeten jashtë thelbit të sportit) “.
Megjithë momentin e vështirë, pandeminë dhe bilancin me 210 milionë humbje (rekord), Agnelli e sheh Juven të stërvitur “për t’u përballur me sfidat e së ardhmes”: “Mbështetja e familjes sime, për gati një shekull, është garancia më e mirë për të vazhduar duke zënë një rol udhëheqës në spektaklin e futbollit”. /albeu.com/
Ditën e sotme, në një komunikim me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe…
Administrata e Donald Trump ka revokuar vizën e ambasadores së Brazilit në SHBA, Maria Luiza Ribeiro Viotti, duke përshkallëzuar përplasjen…
Këtë të mërkurë, në konferencë me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar se kryeministri Edi Rama ka…
Qindra persona, mes tyre fëmijë, të moshuar dhe njerëz me aftësi të kufizuara, kanë mbetur në rrugë në Romë pasi…
Arbenit XhemajliQendërmbrojtësi Arbenit Xhemajli mund të konsiderohet pa asnjë dyshim si vlerë e shtuar për Superioren [...]Read More...
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka caktuar mbledhjen e radhës për të premten më 7 gusht 2026, në të cilën…