Portieri i FC Feronikeli 74, Agron Kolaj, është shpallur “Ylli i Javës” pas ndeshjeve të xhiros së dymbëdhjetë në Albi Mall Superligë. Ai pati rol të rëndësishëm në barazimin 0:0 të skuadrës së tij ndaj FC Malishevës.
Me disa pritje të shkëlqyeshme dhe ndërhyrje vendimtare, Kolaj e mbajti portën të paprekur dhe ndihmoi ekipin të siguronte një pikë të rëndësishme. Siguria mes shtyllave, reflekset e shpejta dhe përqendrimi gjatë gjithë takimit e bënë atë një nga lojtarët më meritorë për këtë rezultat.
None found
Çmimi tradicional për futbollistin më të dalluar të çdo xhiroje ndahet nga Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall. Përzgjedhjen e më të mirit të javës e bëri Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
Paraqitjet e mira të Ernest Muçit te Trabzonspori kanë tërhequr vëmendjen e skuadrave tjera evropiane, të cilat po synojnë transferimin…
Në Maqedoni, 66,1 për qind e familjeve gjatë vitit 2025 kanë qenë pa fëmijë, ndërsa 33.9 për qind kanë pasur…
Mëngjesin e kësaj të hëne, qyteti i Fierit u trondit nga një ngjarje e rëndë kriminale, pasi u ekzekutua me…
Foto ilustruese: Rolando Maran, Gabriel Kulla, Cristian Shpendi dhe Arman Durmishi Shqipëria mund të ndihet me fat [...]Read More...
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi.Nga atje thonë…
Protesta e paralajmëruar për sot në orën 11:30 nga studentët e Universitetit të Prishtinës nuk do të mbahet te Rektorati.…