sport

L’Equipe shpalos 4 ndryshimet që do të ndodhin te Topi i Artë

Gazeta e famshme franceze “L’Equipe”, ka shpalosur 4 ndryshime të reja të cilat do të ndodhin te trofeu i Topit të Artë, për ta bërë më të thjeshtë dhe më të detajuar fitimin e këtij trofeu personal.

 

Të lidhura

None found

1 – Do të analizohet sezoni, jo viti

Deri më tani, për “Topi i Artë” merreshin në konsideratë performancat e futbollistëve përgjatë vitit kalendarik, nga janari në dhjetor, që ishte ekuivalente me dy gjysmësezone (nga sezone të ndryshme) dhe jo një sezon të plotë. Tani e tutje do të vlerësohet ajo që është arritur përgjatë një sezonit futbollistik, nga gushti deri në korrik. Në këtë mënyrë çmimi i radhës do të marrë parasysh performancat deri në Kampionatin Evropian të femrave, që zhvillohet nga data 6 deri më 31 korrik 2022. Kupa e Botës në Katar, pra, nuk do të llogaritet për Topin e Artë të vitit 2022, por për të radhës, për atë të vitit 2023. Një ndryshim që praktikisht lë jashtë luftës për çmimin e radhës fituesin aktual, Leo Messi. Pa Champions në raundin e 16-të dhe me një rol të rëndësishëm në Ligue 1, shansi i tij i vetëm ishte të fitonte ose linte shenjë në Kupën e Botës. Duke qenë Botërori i Katarit do të llogaritet për edicionin e ardhshëm, argjentinasi pothuajse përjashtohet si fitues për vitin 2022.

2 – Ndryshime në përzgjedhjen e kandidatëve

Topi i Artë ka tridhjetë kandidatë për çmimin e meshkujve, njëzet për femrat dhe dhjetë për trofetë “Iashin” dhe “Kopa”. Ata përzgjidheshin nga France Football dhe “L’Equipe”, tani e tutje do të shtohet Didier Drogba, ambasadori i Topit të Artë, si dhe votuesit e edicionit të kaluar që iu afruan më shumë rezultatit përfundimtar. Për edicionin e radhës do të jetë gazetari vietnamez Truong Anh Ngoc, ai nga Zelanda e Re, Gordon Watson, dhe çekja Karolina Hlavackova.

3- Ulet numri i vendeve me të drejtë vote

Deri më tani, kanë votuar përfaqësues të 170 vendeve. “L’Équipe” analizon se vendet “të cilat nuk kanë një kulturë të madhe natyrore futbolli apo legjitimitet historik dhe që jo gjithmonë kanë akses në imazhet e garave kryesore” mund të dobësojnë jurinë. Pra, zvogëlon numrin e vendeve me të drejtë vote. “Vetëm përfaqësuesit e 100 vendeve të para në renditjen e FIFA-s (50 për femrat) do të kenë mundësi të votojnë”

4- Kriteret për votimin

Kriteri numër 1 do të fokusohet kryesisht në performancën individuale të pretendentëve. Duke qenë se futbolli është ende një sport kolektiv, pavarësisht gjithçkaje, kriteri numër 2 do të fokusohet tek performanca kolektive dhe arritjet gjatë sezonit. Së fundi, kriteri numër 3 do t’i referohet klasit të lojtarit dhe lojës së ndershme. Sepse vendosja e një shembulli gjithashtu ka rëndësi. Është zhdukur kriteri i “karrierës së lojtarit”. Një mënyrë për ta konsideruar sa më të hapur garën për Topin e Artë./ h.ll/albeu.com

të fundit

Shiste kokainë dhe kanabis pranë shkollave, arrestohet 27-vjeçari në Librazhd

Një 27-vjeçar, është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi dyshohet se shiste lëndë narkotike…

7 minutes ago

Education ministry opens nine scholarship competitions for high school students for 2026/2027

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur nëntë konkurse për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme për…

9 minutes ago

Mickoski responds to Yotova: Some EU countries have forgotten the union’s values

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski iu përgjigj presidentes bullgare Iliana Jotova, e cila e përmendi atë në deklaratën e saj…

9 minutes ago

Government approves €15 million to subsidize electricity bills for vulnerable consumers

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të…

10 minutes ago

Adelina Thaçi criticizes political developments: LDK must regain clarity and return to its principles

Ish-deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, duke thënë se shteti nuk duhet…

10 minutes ago

Zemaj: Parliamentary votes ended the political clash between VV and PDK

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka deklaruar që votimi i presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka…

10 minutes ago