Categories: sport

Leotrim Krasniqi merr drejtimin e Dinamo Ferizajt pas largimit të Astrit Fazliut

Dinamo Ferizaj ka zgjedhur Leotrim Krasniqin si trajnerin e ri të ekipit të parë, vetëm pak ditë pasi mbylli bashkëpunimin me Astrit Fazliun.

Të lidhura

None found

Krasniqi rikthehet në klubin ferizajas, ambientin dhe futbollin e të cilit i njeh mirë. Emërimi i tij vjen vetëm dy javë pas ndarjes nga Vëllaznimi, ku ishte angazhuar së fundmi.

Gjatë karrierës së tij, ai ka drejtuar edhe Besën e Pejës, Drenasin dhe Vjosën, ndërsa ka qenë pjesë e Dinamos së Ferizajt dhe Lirisë.

“FC Dinamo Ferizaj njofton se Leotrim Krasniqi është emëruar kryetrajner i skuadrës së parë. Krasniqi rikthehet në klub pas angazhimit të tij të fundit te Vëllaznimi, ndërsa më herët ka qenë pjesë e Besës së Pejës, Drenasit, Vjosës, Lirisë dhe e skuadrës sonë”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Me këtë vendim, Dinamo Ferizaj synon të vijojë sezonin me rezultate më të mira, ndërsa klubit i ka uruar trajnerit të ri sukses dhe punë të mbarë në detyrën e tij.

të fundit

Shtatë fjalët që pushteti nuk i lidh dot

nga Ornela Çuçi Studentët e mi të bioteknologjisë janë ku e ku më të informuar, më kërkues, më kritikë se…

4 minutes ago

Gruda sërish vendimtar me asistim, Leipzigu triumfon bindshëm ndaj Elversbergut

Brajan Gruda ka vazhduar me paraqitje pozitive në Bundesligën gjermane, duke regjistruar asistimin e tij të dytë në këtë edicion.Sulmuesi…

7 minutes ago

Drenica kërkon kthesën ndaj Malishevës kryesuese, publikohen formacionet zyrtare

Drenica do të jetë nikoqire e Malishevës me duelin që do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00 në stadiumin…

7 minutes ago

Police detain four people over illegal gold digging in Kalishte, Gostivar

Më 23.10.2026, në orën 20:20, në fshatin Kalishte të Gostivarit, në vendin e quajtur „Guri Sokoleci“, zyrtarë policorë nga Stacioni…

9 minutes ago

Kosovo government pledges over €1 billion for military during current term

Qeveria e Kosovës ka zotuar mbi 1 miliard euro investime në ushtri gjatë mandatit aktual, ndërsa ka bërë të ditur…

10 minutes ago

Health Ministry: One MP, one police officer, two media representatives and four protesters received treatment at QSUT and SUT

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se, gjatë protestës së sotme, në QSUT dhe SUT janë…

10 minutes ago