Kur kanë mbetur vetëm pak javë nga përfundimi i kampionateve në Europë, legjionarët kuqezi vijojnë të japin më të mirën e tyre, duke qenë kështu gati edhe për sfidat e para me Kombëtaren në Ligën e Kombeve, që do të nisë në muajin qershor.
Kjo fundjavë që sapo lamë pas ka folur shqip në tre kampionate kryesore europiane, atë italian, spanjoll e turk, ku katër futbollistë shqiptarë kanë tundur rrjetat me skuadrat përkatëse.
None found
Ishte Kristjan Asllani, mesfushori i talentuar i Kombëtares që luan në radhët e Empolit, ai i cili hapi serinë e golave që mbajnë vulën shqiptare. Djaloshi kuqezi realizoi gol në sfidën ndaj Interit, ku pas një topi të gjatë nga mesfusha, arrin ta kontrollojë mjaft mirë në zonë, duke e dërguar në rrjetë. Ky ishte goli i parë për Kristjan Asllanin, i cili la gjurmë duke e shënuar atë në një stadium të madh dhe historik si ai i Giussepe Meazza-s.
Këtë fundjavë e bëri “sefte” edhe Myrto Uzuni në kampionatin spanjoll. Sulmuesi shqiptar, i cili kaloi tek ekipi i Granadës në muajin janar u zbllokua për herë të parë ditën e shtunë në sfidën ndaj Mallorcas. Uzuni e nisi ndeshjen nga stoli, duke u futur në lojë në minutën e 62-të, ndërsa 16 minuta më vonë arriti të realizojë golin e tij të parë me fanellën e Granadës dhe në kampionatin spanjoll.
Përveç Asllanit, një tjetër lojtar kuqezi arriti të gjejë rrugën e rrjetës për herë të parë në këtë sezon me skuadrën e tij në kampionatin italian. Bëhet fjalë për Berat Gjimshitin, mbrojtësin shqiptar i cili aktivizohet me Atalantën në Itali. Në sfidën e djeshme ndaj Spezia-s, Gjimshiti përfitoi nga një asist i Demiral, teksa pas një gjuajtje me kokë, topi përfundon në rrjetë. Një ndeshje mjaft e mirë kjo për futbollistin shqiptar, i cili u vlerësua me notën 7.3 nga faqja e specializuar për statistika “SofaScore”.
Nuk përfundon me kaq fundjava kuqezi, teksa edhe Bekim Balaj ka shënuar dy gola shumë me vlerë që i dhanë tre pikëshin skuadrës së tij të Bolusporit, përballë Samsunspor në Turqi. Në golin e parë ishte Odise Roshi ai i cili ndihmoi shokun e tij të skuadrës të realizonte, pas një krosi nga e majta, që u shfrytëzua mjaft mirë nga sulmuesi shqiptar.
Edhe Enis Çokaj në Kroaci ka qenë protagonist me 2 asiste në barazimin 3-3 që skuadra e tij, Lokomotiva e Zagrebit arriti në trasfertë ndaj Goricës.
Edhe gardiani kuqezi i Kombëtares, Etrit Berisha ka marrë duartrokitjet e tifozëve të tij, teksa arriti të bllokojë një penallti të Lorenzo Insigne-s në minutën e 61-të.
Një fundjavë mjaft pozitive kjo për legjionarët, teksa paraqitje të mira kanë dhuruar edhe futbollistë të tjerë të Kombëtares. /fshf.org
Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…
Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…
Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…
Protesta e së shtunës në Tiranë, nisi ndryshe nga tubimet që kanë mbushur rrugët e kryeqytetit që prej fundit të…
Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Interit në derbin e parë të Milanos për…
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…